Flash

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

Historiani publikon fotot e luftës: Enver Hoxha nga njëri prehër në tjetrin!

Lapsi.al 26 May 2017
Historiani publikon fotot e luftës: Enver Hoxha nga njëri prehër

Historiani Kastriot Dervishi publikon dy foto të rralla të ish-diktatorit Enver Hoxha, gjatë kohës së luftës.  Në to, “komandanti legjendar ka pozuar nga prehri në prehër, bashke me shokët e idealit. Në këtë foto, thotë Dervishi, fotograf ka qenë Miladin Popoviç.

Komandanti legjendar, nga prehri në prehër

Në vijim të fotos të djeshme të bërë gjatë “epopesë së lavdishme të luftës nacionalçlirimtare që zhduku apo nxorri jashtë luftimit 70 mijë ushtarë armiq dhe tradhtarë të vendit”, një tjetër foto e komandantit legjendar, por me prehër tjetër, atë të Spiro Kolekës. Edhe kjo foto është një kornizë e mirë që tregon një ditë të këndshme maleve me blerim mbuluar të disa burrave të zbukuruar me ndonjë kobure brezi apo armë të gjata që mezi i mbajnë në dorë. E quaj me vend të përmend edhe fotografin, se i takon e drejta e autorit. Ai është shoku Miladin Popoviç, mentori dhe drejtuesi i Partisë Komuniste të Shqipërisë në vitet 1941-1944.

Çfarë tregon kjo foto e vitit 1943?

Kjo foto është bërë në Labinot të Elbasanit gjatë kohës që shtabi i përgjithshëm i ushtrisë komuniste, i ndjekur këmba-këmbës nga armiqtë e jashtëm e “tradhtarët e vendit” ishte strehuar atje, në pritje të fundit të luftës së përbotshme.

Sikur t’ia jepnim këtë foto për këqyrje ndonjë të huaji, me siguri që do ta përshkruante me nota entuziaste, mbase edhe paska erotike këtë piknik. Ai me siguri nuk do ta dinte se në foto është komisar Enveri dhe ndonjë anëtar i shtabit, natyrisht të ushqyer mirë me kecat bio të Labinotit e të mbathur po kaq mirë me këpucë angleze dhe gjëra të tjera që i hidhnin pafund aleatët gjatë luftës.

Kastriot Dervishi 

Të këshilluara

Cilat ishin dosjet e Sigurimit të Shtetit

Nga Kastriot Dervishi* Nisur nga fakti i përmendjes shpeshherë i fjalisë “të hapen dosjen” pa e pasur të qartë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, po shpjego...

19:26

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI