Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kampionët, ofertë 1 milion $ për Sokol Cikalleshin

Lapsi.al 23 May 2017
Kampionët, ofertë 1 milion $ për Sokol Cikalleshin

Bomba e merkatos së lojtarëve të Kombëtares Shqiptare në këtë verë mund të vijë nga Turqia. Besiktas është në kërkim të Sokol Cikalleshit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po ndiqet me interes nga gjigandët turq të cilët po interesohen seriozisht të bëjnë të vetin sulmuesin kavajas. Skuadra e cila ka në pronësi Cikalleshin, Istanbul Bashaksehir, ka për momentin në huazim nga Besiktas sulmuesin Pekmetek dhe dëshiron ta blejë përfundimisht ndërsa Cikalleshi pëlqehet nga Besiktas dhe kjo marrëveshje mund të bëhet e mundshme shumë shpejt. Ky shkëmbim i dy lojtarëve pritet të bëhet pasi është dëshira e të dy klubeve që kjo marrëveshje të arrihet. Nëse kjo marrëveshje bëhet e mundur, Cikalleshi mund të përfitojë rreth 1 milion $ në sezon dhe pritet të ketë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e cila sapo u shpall kampione e Turqisë.
 

Të këshilluara

VIDEO/ Interi fiton pas 8 ndeshjesh

Pas 8 ndeshjeve, Interi u është rikthye te fitorja në Serie A. Zikaltrit mposhtën 3-1 Lazion në javën e 37-të në Serie A. Golat u shënuan nga Eder, Andreolli dh...

21:45

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI