Flash

Përplasja me truprojat e ministrit turk, Ankaraja thërret ambasadorin amerikan

Lapsi.al 22 May 2017
Përplasja me truprojat e ministrit turk, Ankaraja thërret ambasadorin

Ambasadori i SHBA-së në Ankara, John Bass, është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë për “sjelljet agresive” të personelit të sigurisë amerikane ndaj truprojave të afërta të ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu gjatë vizitës së presidentit, Erdog an në Uashington.

Sipas Anadolu Agency, në deklaratën e MPJ të Turqisë thuhet se sot në ministri është thirrur për të biseduar ambasadori amerikan për t’i shprehur protestë verbale dhe të shkruar për shkak të, siç thuhet, sjelljes agresive joprofesionale dhe në kundërshtim me standardet diplomatike nga forcat e sigurisë amerikane ndaj truprojave të ministrit të Jashtëm.

“Nga autoritetet amerikane zyrtarisht u kërkua hetim për rastin dhe sqarim i nevojshëm”, - thuhet më tej në deklaratën e ministrisë.

Ndërkaq, siç thuhet në deklaratën e ministrisë, në takimin me ambasadorin amerikan është theksuar se: “pamjaftueshmëria e masave të nevojshme të sigurisë nga autoritetet amerikane në çdo fazë të programit të vizitës së presidentit Erdogan në Uashington, nuk do të mund ta hijëzojë vizitën në SHBA, e cila ka qenë e suksesshme në çdo aspekt tjetër”.

Të këshilluara

Analiza e DW/ Llafazani Trump!

Presidenti i SHBA përcjell informacione sekrete e madje shet mend me këtë. Kjo pritet ta tronditë edhe më tej besimin te Donald Trumpi - aq më tepër në botë, me...

10:09

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI