Flash

Ndahet nga jeta kampioni i Moto GP, Niki Hejden

Lapsi.al 22 May 2017
Ndahet nga jeta kampioni i Moto GP, Niki Hejden

Ish-kampioni i Botës në Moto GP, Niki Hejden është ndarë sot nga jeta pas 5 ditëve në koma, në spitalin e qytetit të Çezenës.

35-vjeçai kishte kaluar 5 ditë në koma, si pasojë e përplasjes me një makinë teksa po stërvitej me biçikletë.

Ndonëse u shtrua me urgjencë në spital, menjëherë u njoftua se kishte marrë dëmtime të rënda në kokë dhe në gjoks.

Hejden, i njohur si “Kentucky Kid”, u shpall Kampion Bote në Moto GP në vitin 2006, duke ndalur hegjemoninë e gjatë të Valentino Rosit në këtë sport. Prej dy vitesh, ai kishte kaluar nga garat e Moto GP në Superbike dhe ishte në Itali pikërisht pasi kishte garuar në këtë kategori në fundjavën e kaluar në pistën e Imolas. /LAPSI.AL/ 

Të këshilluara

VIDEO/ Interi fiton pas 8 ndeshjesh

Pas 8 ndeshjeve, Interi u është rikthye te fitorja në Serie A. Zikaltrit mposhtën 3-1 Lazion në javën e 37-të në Serie A. Golat u shënuan nga Eder, Andreolli dh...

21:45

VIDEO/ Çfarë goli i Hykës në SHBA

Jahmir Hyka ishte protagonist i fitores së skuadrës së tij San Hoze ndaj Dallas me rezultatin 1-0. Mesfushori shqiptar shënoi golin e vetëm të sfidës. Hyka shën...

15:51

Analiza/ A është e trukuar Superliga?

Kukësi – Skënderbeu ishte, siç pritej, një ndeshje plot tension. Ajo përcaktoi fituesin e kampionatit mes dy ekipeve që ishin në një garë të fortë prej fillimit...

09:13

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI