Flash

Trump në Arabinë Saudite: Lufta kundër terrorizmit nuk është betejë mes feve

Lapsi.al 21 May 2017
Trump në Arabinë Saudite: Lufta kundër terrorizmit nuk

Donald Trump po zhvillon një vizitë në Arabinë Saudite, ndërsa ka nënshkruar një marrëveshje në fushën e mbrojtjes që kap shifrën prej 110 miliard dollarë. Ky udhëtim 8-ditor i Trump, i pari jashtë vendit, do të vijojë në Izrael, Palestinë, Bruksel, Vatikan dhe Siçili.

Presidenti i SHBA-ve do të përdorë fjalimin e tij si një përpjekje për të bashkuar botën myslimane në betejën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit islamik.

“Nuk është një betejë mes feve të ndryshme apo civilizimeve të ndryshme. Është një betejë mes kriminelëve barbarë që përpiqen të zhdukin jetën njerëzore dhe njerëzish nga të gjitha fetë që përpiqen ta mbrojnë. Është një betejë mes të mirës dhe të keqes” - pritet të deklarojë Trump sipas disa pjesëve të fjalimit të publikuara nga Shtëpia e Bardhë. /LAPSI.AL/ 

Të këshilluara

Analiza e DW/ Llafazani Trump!

Presidenti i SHBA përcjell informacione sekrete e madje shet mend me këtë. Kjo pritet ta tronditë edhe më tej besimin te Donald Trumpi - aq më tepër në botë, me...

10:09

Loja online që të çon drejt vetvrasjes

Ta quash lojë, është e papërshtatshme; është një ditë perverse që mbyllet me një dramë. Kjo lojë e tmerrshme ka bërë që autoritetet ruse të nisin hetimet. Si...

16:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI