Flash

Shpërthen Takaj: Ndeshja e Kukësit, një turp që e pa gjithë Shqipëria

Lapsi.al 21 May 2017
Shpërthen Takaj: Ndeshja e Kukësit, një turp që e pa

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj e quan tw turpshme ndjeshjen mes Kukwsit dhe Skwnderbeut, ku verilindorwt fituan duke u kurorwzuar pwr herw tw parw kampionw tw Shqipwrisw. Ajo çfarw ngjalli polemika tw forta ishte gjykimi i Enea Jorgjit. Mbi tw bien edhe akuzat. 

“Më vjen turp që jam pjesë e këtij futbolli. Më vjen turp që jam president i një ekipi në Superligën shqiptare. Unë po e them pastërtisht se nesër në mëngjes nuk kam se çfarë t’u them Shehit, Osmanit, Vangjelit, Osmanit, Saliahit, Radasit, Jashanicës dhe të gjithë lojtarëve që luajtën. Ishte një turp që e pa e gjithë Shqipëria. Jo më kot ne kërkuam gjyqtarë të huaj për këtë takim. I kërkuam ata pasi e dinim se kjo ndeshje kishte presion të madh që mbarte me vete. Ajo çfarë bëri Enea Jorgji, ishte një vetëvrasje për futbollin shqiptar.  Për të shmangur presionet, ne kërkuam gjyqtarë të huaj. Këtë ndeshje shumë mirë mund ta fitonte Kukësi. Por, nëse do të kishte arbitra të huaj, pa u ndikuar nga ekipet në fushë, gjithçka do të ishte normale”, deklaroi Takaj.

 

 

Të këshilluara

FOTO+16/ Zhvishet e dashura e futbollistit

Sofija Milo ka treguar shumë më shumë nga sa pritej. Bukuroshja është e dashura e ish-futbollistit të Romës dhe Interit, Adem Ljajic. Në rrjetet sociale a...

21:16

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI