Flash

(VIDEO) Skandal në Kukësi-Skënderbeu/ Salihi i grisi kartonin e kuq arbitrit

Lapsi.al 20 May 2017
(VIDEO) Skandal në Kukësi-Skënderbeu/ Salihi i grisi kartonin e

Kukësi u shpall kampion i Superligës pas fitores 2-0 me Skënderbeun në një ndeshje përfshi në polemika të shumta kundër arbitrit Enea Jorgji. Takimi u ndërpre disa herë për shumë minuta. Fillimisht shkak u bë një karton i kuq ndaj Micit që në minutën e 11-të të pjesës së parë. Kukësi fitoi një penallti të dyshimtë në minutën e 47-të të pjesës së dytë me Eminin. Pejiç e shndërroi në gol. në  

Në minutën e 57-të Latifi u pengua qartësisht në zonë dhe Jorgji nuk akordoi penallti, duke bërë që të shpërthenin protestat e korçarëve. Osmani u ndëshkua me karton të kuq për protesta. Një karton u pa edhe për Salihin i cili ia ka marrë nga dora arbitrit dhe e ka grisur atë.   

Ndeshja është ndërprerë per disa minuta dhe ka nisur serish. Për habinë e të gjithëve me gjithë gjestin e Salihit ai u pa sërish në fushën e lojës. A mos grisja e kartonit e anulloi atë?

Në minutën e 93-të Pejiç shënoi dhe golin e dytë duke e mbyllur takimin. Që pas rastit të Latifit dhe deri në fund, Jorgji nuk dha dhe dy penallti të tjera, një për Kukësin dhe një për Skënderbeun./lapsi.al/

Të këshilluara

FOTO+16/ Zhvishet e dashura e futbollistit

Sofija Milo ka treguar shumë më shumë nga sa pritej. Bukuroshja është e dashura e ish-futbollistit të Romës dhe Interit, Adem Ljajic. Në rrjetet sociale a...

21:16

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI