Flash

Trajneri i Vllaznisë e thotë hapur: Kampionati u trukua fund e krye

Lapsi.al 20 May 2017
Trajneri i Vllaznisë e thotë hapur: Kampionati u trukua fund e krye

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ka akuzuar sot se kampionati është paracaktuar. Duke folur para gazetarëve pas humbjes me Teutën, ai ka lëshuar një akuzë shumë të rëndë, pasi sipas tij, kampionati ishte bërë me laps e me letër në dorë.

“Është turp futbolli. Po degjeneron në këtë mënyrë të çuditshme. Llogaritë që diheshin prej disa javësh dolën siç ishin parashikuar dhe planifikuar. Asnjë gabim nuk u tolerua. Ne luftuam për të marrë atë çfarë meritojmë, por llogaritë nuk na lanë ta bëjmë këtë gjë. Të gjitha ndeshjet dolën siç ishin planifikuar, pa përjashtuar dhe atë që vendosi titullin kampion. Më keq se kaq nuk ka si të shkojë”, - deklaroi trajneri i Vllaznisë.

Të këshilluara

FOTO+16/ Zhvishet e dashura e futbollistit

Sofija Milo ka treguar shumë më shumë nga sa pritej. Bukuroshja është e dashura e ish-futbollistit të Romës dhe Interit, Adem Ljajic. Në rrjetet sociale a...

21:16

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI