Flash

Tifozët milionerë të Tiranës: 100 mijë euro shpërblim nëse nuk bien nga kategoria

Lapsi.al 19 May 2017
Tifozët milionerë të Tiranës: 100 mijë euro

Duke qenë se Tirana po kalon momentin më të vështirë në historinë e saj 96-vjeçare rritet sensibiliteti rreth ekipit për të shpëtuar këtë emër nga rënia nga kategoria. Kur mbeten vetëm 2 ndeshje për tu luajtur kundër Luftëtarit dhe Vllaznisë që janë mjaft të rëndësishme për mbijetesën një grup biznesmenësh pranë ekipit kanë mbledhur 100 mijë euro të cilat i kanë vënë në dispozicion si shpërblim për skuadrën në rast të dy fitoreve. Lajmin e ka konfirmuar “Panorama Sport”. Sipas saj bëhet fjalë për Blendi Sulajn, ish-anëtar i grupimit “Tirona Fanatics”, që aktualisht kandidon edhe si deputet në Tiranë, nën siglën e Partisë Republikane. Ai konfirmon për gazetën se paratë janë gati dhe se lojtarët, që të përvetësojnë këtë supershpërblim, duhet të marrin 6 pikë të plota në 180 minutat e mbetura./lapsi.al/
 

Të këshilluara

Shifra e frikshme që jep Konte për Veratin

Chelsea është skuadra favorite për të nënshkruar me mesfushorin e PSG’së, Marco Verratti Mesfushori italian, Marco Verratti dëshiron të largohet nga PSG në f...

09:39

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI