Flash

Gjermani sot ka 1 milion vende të lira pune

Lapsi.al 19 May 2017
Gjermani sot ka 1 milion vende të lira pune

1 milion vende të lira pune dhe 3 milion veta që kërkojnë puna ka sot Gjermania. 

Sipas ekspertëve kjo lidhet me transformimin e tregut të punës. Në degë si bujqësa apo pylltara nuk ka më nevojë për forca të reja pune, falë edhe implementimit të teknologjisë.

Nga ana tjetër, në sektorë të tjerë kërkesa është tepër e lartë.

Po a ka në Gjermani mungesë fuqie punëtore të kualifikuar? Alexander Kubis nga instituti IAB thotë se në Gjermani nuk ka një mungesë të tillë në të gjithë vendin dhe në të gjitha fushat e sektorët.

Por disa zona dhe sektorë kanë vërtetë probleme për të gjetur fuqi punëtore.

Sidomos mjaft vende të lira pune ka ndërkohë në sektorin e logjistikës dhe të magazinimit. Po ashtu mungesë dhe nevojë ka në sektorin e ndërtimit, si dhe të shëndetësisë dhe të përkujdesjes mjekësore, shkruan DW.

Alexander Kubis thekson nga ana tjetër se shumë ndërmarrje sot shpenzojnë shumë më tepër ditë për të gjetur një person të përshtatshëm për vendet e punës se sa në vitin 2010. Kështu sot kjo periudhë është 82 ditë, kurse në vitin 2010 ishte 70 ditë. Sipas tij sot kriter për punësimin është shkollimi dhe cilësia e tij dhe kjo gjë vërehet jo vetëm tek profesionet akademike por edhe tek personat që mbarojnë shkolla profesionale./DW

 

Të këshilluara

Analiza e DW/ Llafazani Trump!

Presidenti i SHBA përcjell informacione sekrete e madje shet mend me këtë. Kjo pritet ta tronditë edhe më tej besimin te Donald Trumpi - aq më tepër në botë, me...

10:09

Loja online që të çon drejt vetvrasjes

Ta quash lojë, është e papërshtatshme; është një ditë perverse që mbyllet me një dramë. Kjo lojë e tmerrshme ka bërë që autoritetet ruse të nisin hetimet. Si...

16:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI