Flash

Emërimi i prokurorit special, Trump: Hetimet për lidhjet me Rusinë janë gjueti shtrigash

Lapsi.al 18 May 2017
Emërimi i prokurorit special, Trump: Hetimet për lidhjet me

Donald Trump e cilësoi sot si gjueti shtrigash emërimin e një prokurori special për hetimin mbi lidhjet e dyshuara mes anëtarëve të ekipit të tij të fushatës me Rusinë.

“Është gjuetia më e madhe e shtrigave që shënjestron një politikan në historinë amerikane!”, - shkruan në profilin e tij “Twitter”, Presidenti Donald Trump.

Donald Trump ka akuzuar gjithashtu fushatën e Hillary Clinton dhe presidencën e Barack Obama, duke u shprehur se “për këto veprime të jashtëligjshme kurrë nuk është emëruar një prokuror special”.

Departamenti amerikan i Drejtësisë emëroi sot një prokuror special për të zhvilluar hetime mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale 2016 sis edhe një lidhje të mundshme mes Moskës dhe anëtarëve të ekipit të fushatës së Donald Trump.

“Ky vendim nuk do të thotë se janë kryer shkelje apo se janë të nevojshme ndjekje”, - deklaroi numri dy i Drejtësisë, Rod Rosenstein, në një komunikatë për njoftimin e ish-drejtorit të FBI-së, Robert Mueller, 72 vjeç, në këtë funksion.

“Duke marrë parasysh rrethanat aktuale të veçanta, vlerësoj se interesi publik kërkon që të vendosë këtë hetim nën autoritetin e një personi që ka një nivel të lartë pavarësie nga hierarkia e zakonshme”, - shtoi ai.

Kjo deklaratë vjen një javë pas shkarkimit të papritur nga Donald Trump të shefit të FBI-së, James Comey dhe pas akuzave se presidenti amerikan po përpiqet të pengojë këtë hetim.

 

Të këshilluara

Analiza e DW/ Llafazani Trump!

Presidenti i SHBA përcjell informacione sekrete e madje shet mend me këtë. Kjo pritet ta tronditë edhe më tej besimin te Donald Trumpi - aq më tepër në botë, me...

10:09

Loja online që të çon drejt vetvrasjes

Ta quash lojë, është e papërshtatshme; është një ditë perverse që mbyllet me një dramë. Kjo lojë e tmerrshme ka bërë që autoritetet ruse të nisin hetimet. Si...

16:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI