Flash

Video/ Sigurimi i presidentit Erdogan rrahin një grup protestuesish kurdë

Lapsi.al 17 May 2017
Video/ Sigurimi i presidentit Erdogan rrahin një grup protestuesish

Ka degjeneruar në dhunë fizike një një protestë para residencës së ambasadorit tur në Amerikë. Gjatë vizitës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në SHBA, një grup protestuesish që po mbanin në duar flamuj të partisë kurde, Partia e Unionit Demokratik, janë tubuar para residencës. Mësohet se në këtë moment si sigurimi i Presidentit turk sulmoi protestuesit me grushta e shqelma.

Si pasojë e përleshjes nëntë persona u lënduan, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar. Gjatë përleshjes, presidenti turk Erdogan ka qenë brenda mureve të residencës, pasi u prit nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë Erdoganin, ku u diskutua për sfidat në luftën ndaj terrorizmit dhe problemit të kurdëve në Siri.

 

Të këshilluara

Loja online që të çon drejt vetvrasjes

Ta quash lojë, është e papërshtatshme; është një ditë perverse që mbyllet me një dramë. Kjo lojë e tmerrshme ka bërë që autoritetet ruse të nisin hetimet. Si...

16:15

Manovrat e Tsipras për të ndaluar rënien

Në vjeshtën e këtij viti, në Greqi, Kryeministri grek Aleksis Tsipras po planifikon organizimin e një referendumi mbi ndryshimet e sistemit zgjedhor. Sipas krit...

14:13

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI