Flash

Analiza e DW/ Llafazani Trump!

Lapsi.al 17 May 2017
Analiza e DW/ Llafazani Trump!

Presidenti i SHBA përcjell informacione sekrete e madje shet mend me këtë. Kjo pritet ta tronditë edhe më tej besimin te Donald Trumpi - aq më tepër në botë, mendon Miodrag Soric.

Këshilltarët dhe shtabi i tij dolën përpara dhe u munduan ta mbrojnë shefin e tyre: jo, me siguri që ai nuk kishte nxjerrë sekrete në bisedë me ministrin e Jashtëm rus Lavrov. Dhe paraqitja e gazetës Washington Post është e gabuar për faktin se tema në fjalë nuk ishte diskutuar.

Po tani? Të gjithë u demaskuan si gënjeshtarë! Sepse Donald Trumpi u deklarua vetë - e ku tjetër - përmes twitterit - dhe i konfirmoi në thelb kritikat: pikërisht përfaqësuesve të qeverisë ruse ai u ka përcjellë informacione konfidenciale, të cilat qenë klasifikuar shprehimisht si jo të transmetueshme në drejtim të Rusisë. Kështu ai e vë në pikëpyetje bashkëpunimin shumëvjeçar të shërbimeve të fshehta.

Mosbesimi ndaj Trumpit rritet

Edhe kur Trumpi përpiqet të justifikohet me motive humanitare - atij i kishte interesuar shtimi i sigurisë në transportin ajror - i gjithë diskutimi e dëmton në mënyrë të konsiderueshme Presidentin e SHBA: nuk të del nga mendja dyshimi se ai bashkëpunon në mënyrë të fshehtë me Kremlinin, fillimisht në fushatën elektorale dhe tani në Shtëpinë e Bardhë.

Njëra nga pasojat do të jetë që Trumpi do ta ketë edhe më të vështirë që të gjejë një pasardhës për drejtorin e posapushuar të FBI, James Comey. Sepse miq dhe kundërshtarë e vështrojnë me mosbesim edhe më të madh këtë President. Dhe shefin e ri të FBI-së, të cilin Trumpi nuk e ka zgjedhur ende, duhet ta konfirmojë në post edhe Senati.

Një pasojë tjetër mund të ishte: aleatët e Amerikës do të tregohen të rezervuar me përcjelljen e informacioneve të shërbimeve të fshehta te Uashingtoni. Kush e di se çfarë mund të nxjerrë ky President akoma? Përcjellja e njohurive të shërbimeve të fshehta mund ta rrezikojë në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e Amerikës. Dhe ngjall mosbesim te aleatët.

Miodrag Soric

Miodrag Soric

Edhe vetë në SHBA ndihet ndërkohë një skepticizëm në rritje: presidenti - një 70-vjeçar që sillet si fëmi; një burrë, që ka nën kontroll kaq pak, i cili paguan gjithmonë çmimin e snobizmit dhe të manisë për ta pëlqyer.

Rrezik sigurie gjithmonë e më i madh

Një president që i përcjell informacione konfidenciale një qeverie kundërshtare - për të shitur mend, për t'u bërë i rëndësishëm, për të tërhequr vëmendjen. Një president që edhe mburret publikisht me këtë mënyrë veprimi duke ia marrë fytyrën shtabit të të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

Gabimet e Trumpit zgjojnë frikërat më të këqia te deputetët e Kongresit. Demokratët e konsiderojnë këtë President një rrezik sigurie. Republikanët kundërshtojnë me zë gjithnjë e më të ulët, por edhe pyesin: çfarë mund të bëjmë? Largimi i tij prej postit mund të zgjasë shumë. Për momentin e tanishëm, përfundimi do të ishte tepër i pasigurtë. Prandaj republikanët qëndrojnë të bllokuar në një paralizë shoku, hë për hë nuk bëjnë asgjë. Deri në skandalin tjetër. Shumë kohë deri atëherë nuk do të kalojë me këtë president.

Të këshilluara

Loja online që të çon drejt vetvrasjes

Ta quash lojë, është e papërshtatshme; është një ditë perverse që mbyllet me një dramë. Kjo lojë e tmerrshme ka bërë që autoritetet ruse të nisin hetimet. Si...

16:15

Manovrat e Tsipras për të ndaluar rënien

Në vjeshtën e këtij viti, në Greqi, Kryeministri grek Aleksis Tsipras po planifikon organizimin e një referendumi mbi ndryshimet e sistemit zgjedhor. Sipas krit...

14:13

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI