Flash

VIDEO/ Fitojnë Manchester City dhe Liverpool (shikoni golat)

Lapsi.al 16 May 2017
VIDEO/ Fitojnë Manchester City dhe Liverpool (shikoni golat)

Manchester City ka bërë një hap të madh drejt fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, pas fitores ndaj WBA me rezultat 3:1. City shënoi 2 gola në 2 minuta në pjesën e parë (27’ dhe 29’) me anë të sulmuesit brazilian Gabriel Jesus dhe mesfushorit belg, Kevin de Bruyne. Në pjesën e dytë City shënoi edhe me anë të Yaya Toure (57’), ndërsa miqtë shënuan me anë të Robinson-Kanu (87’).


All Goals & Highlights HD - Manchester City 3-1... by Nyoko-

Pas kësaj fitoreje City ngjitet në vendin e tretë me 75 pikë, 2 më shumë se sa Liverpool në vendin e katërt dhe 3 më shumë se Arsenal në vendin e pestë. “Topçinjtë” që gjithashtu luajtën të martën fituan 2-0 me Sunderland. Golat i shënoi Sanchez në minutat 72 dhe 81.


All Goals & Highlights - Arsenal 2-0 Sunderland... by Highlights-Serie-A

Ndeshjen e fundit City e zhvillon në udhëtim ndaj Watfordit, ndërsa Liverpool e pret Sunderlandin dhe Arsenal e pret Evertonin. Të trija këto skuadra janë duke garuar për një vend në fazën e grupeve të Champions League.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI