Flash

Loja online që të çon drejt vetvrasjes

Lapsi.al 16 May 2017
Loja online që të çon drejt vetvrasjes

Ta quash lojë, është e papërshtatshme; është një ditë perverse që mbyllet me një dramë.

Kjo lojë e tmerrshme ka bërë që autoritetet ruse të nisin hetimet. Sipas të dhënave loja horror për 6 muaj ka marrë jetën e 130 adoleshentëve. Bëhet fjalë për një sfidë të gjatë prej 50 ditësh. Loja në fakt i fton pjesëmarrësit që të përballen me disa prova, siç është shikimi i filmave horror për gjatë gjithë ditës, të vizatosh një balenë blu në trup me thikë, të zgjohesh në orën 04:20 të mëngjesit. Turneu përmbyllet në ditën e 50 me provokimin e fundit: gjej ndërtesën më të lartë dhe hidhu. Ftesa që t’i marrësh jetën dikujt është shumë e qartë. Pjesa më e madhe e të rinjve që kanë rënë në kurth, shpesh kanë lëshuar një mesazh në rrjetet sociale përpara se të kryejnë aktin dramatik. Dy rastet e fundit të vetëvrasjes datojnë javën e kaluar. Bëhet fjalë për Yulia Konstantinova 15 vjeçe dhe Veronika Volkova, 16 vjeçe, të gjetura të vdekura në një pallat. “Siberian Times”, raporton se Yula, pasi kishte publikuar foton e një balene blu ka shkuar ‘Fund’. Mikesha e saj, pas një sërë mendimesh pikëlluese ka shkruar “Kuptimi ka humbur… Fund”.

Të këshilluara

Manovrat e Tsipras për të ndaluar rënien

Në vjeshtën e këtij viti, në Greqi, Kryeministri grek Aleksis Tsipras po planifikon organizimin e një referendumi mbi ndryshimet e sistemit zgjedhor. Sipas krit...

14:13

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI