Flash

Bashës i duhet edhe një “armik”

Lapsi.al 15 May 2017
Bashës i duhet edhe një “armik”

Lulzim Basha rrezikon që në orët e ardhshme të fitojë edhe një armik më shumë. Nëse ai i thotë jo propozimit të fundit amerikan, atij të zv/sekretarit të shtetit Hoyt Brian Yee, ai mund të marrë një shpullë tjetër në fytyrë, të ngjashme me letrën që Johanes Hanh i dërgoi shqiptarëve pak ditë më parë. Dënimi për mospjesmarrjen në zgjedhje dhe verdikti se 18 qershori i cunguar do të njihet edhe nga Uashintoni, do të jetë një kamzhik më tepër në shpinën e fshikulluar të liderit demokrat.

E gjitha kjo mund të ketë një peshë edhe më të rëndë sesa goditjet paraardhëse.

E para sepse këtë radhë goditja do të vijë nga një vend që, me apo pa të drejtë, shqiptarët e idealizojnë si simbolin e lirisë.

E dyta sepse aleatët e PD-së, të etur për një post deputeti, tashmë kanë folur duke deklaruar se kjo është oferta më e mirë e mundshme deri më tani (lexo shkrimin poshtë).

Dhe së treti, sepse Basha rrezikon të pikturohet si politikani kapriçoz që i thotë “Jo” me kokfortësi çdo propozimi, pavarësisht se sa bujar është ai.

Por, pavarësisht nga këto oferta zemërgjëra Lulzim Basha është i detyruar të refuzojë edhe një herë.

Sepse sado të mrekullueshme të jenë lëshimet që i janë bërë, sado që ato mund të konsiderohen pa frikë si paketa më e mirë që ndonjë opozite i është dhënë këtë çerekshekulli, ato janë të pamjaftueshme që në Shqipëri të ketë zgjedhje minimalisht të ndershme. Lulzim Basha ka thënë gjatë gjithë kësaj periudhe se e vetmja garanci që gara elektorale të ishte “free and fair”, lidhej me mosqenien e Ramës në postin e kryeministrit.

Ai është munduar ta argumentojë këtë.

Ai ka dhënë me dhjetra shembuj se si ky kryeministër mban të ngritur një oktapod ekstrademokratik, me paratë e drogës, me mediat e blera, me biznesmenët e koncesioneve, që të gjithë bashkë do të bëjnë një front për pushtetin e padrinos që i drejton.

Prandaj sipas kësaj logjike të Bashës zgjedhjet janë të marra fund që pa u hapur kutitë e votimit. Loja ka mbaruar ende pa u shkrepur pistoleta që paralajmëron fillimin e startit.

Duke bërë këtë arsyetim Basha është munduar të argumentojë për afro tre muaj në çadër se këmbëngulja e tij për zgjedhje pa Ramën, nuk është as një tekë, nuk është as një përpjekje burracake për të fituar pushtet në tavolinë, por një kërkesë e domosdoshme për të çliruar sistemin nga ai që e mban peng.

Por, paketa e sotme e emisarit amerikan Hoyt Brian Yee, as në versionin e saj më të mirë nuk e cek këtë obsion si mundësi kompromisi. Ajo i ofron opozitës qeveritarë të lartë, mundësi kontrolli, monitorim ndërkombëtar, por kurrësesi atë që Basha ka identifikuar si problemin kryesor.

Dhe pikërisht për këtë Basha është i dënuar ta shndërrojë në «armik» edhe Hoyt Brian Yee.

Sepse, përndryshe ai do të dilte se i kishte gënjyer demokratët, idhtarët e «Republikës së re» dhe mbarë shqiptarët për atë që u kish thënë 90 ditë me radhë.

Sepse ai do krijonte iluzionin e rremë se Rama qenkësh i kontrollueshëm.

Sepse,  duke pranuar paketën «McAllister +» ai do i garantonte votuesit se nuk ka më asnjë mundësi që zgjedhjet të trukohen dhe rrezikon të dalë qesharak, një ditë pas përfundimit të tyre.

Për të gjitha këto arsye nuk është më në dorën e Bashës ta pranojë propozimin e fundit amerikan. Vetëm nëse mendon se një mik amerikan është shumë më i  vlefshëm se armiqësia e të gjithë shqiptarëve që e mbështetën për tre muaj.  /Lapsi.al/

Të këshilluara

Pse Basha hoqi dorë nga dhuna?

Sot ishte paralajmëruar dita e qametit. Të gjithë kundërshtarët e PD e kishin kërcënuar atë të mos thyente asnjë xham. Si rrallë herë më parë ambasadat më të rë...

12:33

Kriza dhe agai i katundit politik

Vendimi i opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, po paraqitet nga kryeministri dhe organet e tij propagandistike, si n...

07:10

Për Muç Nanon dhe "ëngjëllin" Basha 

Lexova sot një shkrim të Muç Nanos, për konfliktin Rama - Basha dhe për rolin e ekzagjeruar që më jepte mua dhe disa zërave të tjerë publikë, që sipas tij i hid...

06:11

Pse duhet falenderuar Edi Rama

Sot jam i bindur se shumëkush mund ta quajë Ramën një frikacak. Sot jam i bindur se të tjerë do ta asociojnë vendimin e tij për t'u tërhequr nga Kavaja, me ...

16:26

“Jo”-ja si dënim për Bashën

Lulzim Basha i ka qetësuar të gjithë idhtarët e çadrës që deri këtë të mërkurë në mëngjes jetuan me ankthin se ai mund t’a tradhëtonte atë që i kishte bërë bash...

14:59

Tre lajme nga lista e Ramës

Megjithëse skuadra e re e kapitenit Rama do të hidhet në fushë për të luajtur pa kundërshtarë, pra në 18 qershor do të marrë pjesë në një ndeshje ku formacioni ...

09:44

Socialistë, ta gëzoni Metën president!

Sot do të kisha turp të isha socialist ! Pasi më kishin thënë se ky është njeriu që tradhëtoi 80 mijë zemra të majta. Pasi më kishin thënë se duhet t...

08:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI