Flash

VIDEO/ Real shënon një gol të çuditshëm, por arbitri e quan të rregullt

Lapsi.al 14 May 2017
VIDEO/ Real shënon një gol të çuditshëm, por arbitri

Reali i Madridit ka shënuar një gol mjaft të çuditshëm në minutën e 10 të takimit nga Seviljas. Ansensio fitoi një goditje dënimi në hyrje të zonës dhe teksa lojtarët e Seviljas po protestonin, Naço e ka gjuajtur topin menjëherë drejt portës dhe ka shënuar golin e avantazhit. Raste të tilla nuk shihen shpesh në futboll, por arbitri e quajti golin të rregullt, dhe me të drejtë. 
Rregulloren në një rast të tillë e ka sqaruar ish-gjyqtari spanjoll Iturralde Gonzalez, i cili tha: “Goli i Naços është shumë i rregullt. Distancën e murit e kërkon ai që fiton faullin dhe mund ta gjuajë atë edhe pa kërkuar që muri të ketë distancë. Sevilja ka bërë një gafë si të ishte ekip fëmijësh.” Ne fund Real fitoi 4-1 duke hedhur nje hap te rendesishem ne rrugen per titull ne Spanje.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI