Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Tjetër dënim nga UEFA për Skënderbeun? Reagon klubi korçar

Lapsi.al 13 May 2017
Tjetër dënim nga UEFA për Skënderbeun? Reagon klubi

Ditët e fundit, në rrjete sociale dhe në faqe të ndryshme ka qarkulluar një informacion në lidhje me Skënderbeun. Thuhet se skuadra korçare është ndëshkuar nga UEFA në lidhje me veprimet e sezonit të shkuar dhe për këtë vendimi është drastik që e zbret nga kategoria.

Informacioni vijon më tej duke bërë me dije se Federata Shqiptare e Futbollit hesht për këtë çështje, për të mos prishur garën dhe kampionatin aktual pasi nuk janë saktësuar as fituesi i kampionatit, as fituesi i Kupës së Shqipërisë dhe nuk janë përcaktuar as ekipet që do të zbresin në Kategorinë e Parë (është përcaktuar vetëm Korabi).

Në lidhje me këtë, gazeta “Panorama Sport” u interesua pranë klubit kampion në fuqi. Burime të besueshme dhe të sigurta të gazetës pranë skuadrës korçare kanë mohuar gjithçka në lidhje me këtë informacion, duke bërë me dije se nuk ka asgjë të vërtetë dhe nuk ekziston asnjë dënim nga UEFA.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI