Flash

Zbardhet përgjimi/ Menaxheri i kërkoi Vilës të tolerojë me Kukësin: “Safeti është fiksuar...”

Lapsi.al 11 May 2017
Zbardhet përgjimi/ Menaxheri i kërkoi Vilës të tolerojë

Një tentativë e dështuar për korrupsion te Partizani përpara ndeshjes me Kukësin të mbyllur 1-1? Transkripti i një telefonate mes futbollistit të Partizanit Emiljano Vila dhe Drini Çaushit një menaxheri futbollistësh i afërt me klubin e Kukësit është botuar nga gazeta “PanoramaSport”. Ky person i ka kërkuar mesfushorit tolerim në fushën e lojës në këmbim të një kontrate më të mirë në Greqi. Telefonata e Vilës me Çaushin është regjistruar nga një tjetër person, por kjo video nuk bëhet ende publike. Në video dëgjohet se si ai i kërkon Vilës në mënyrë direkte që të jetë tolerues në fushë, pikërisht në ndeshjen e rëndësishme për titullin kampion. Madje, i ofron edhe para, duke përmendur emrin e drejtorit të Kukësit, “Naimi” dhe presidentit të klubit verior “Safeti”.

JA NJË PJESË E BISEDËS:

Menaxheri: O vllai, ti e di që unë të du fort. Ti nuk je më aty vitin tjetër. Do të marr unë këtu. Do lush me Korfuzin. Unë për ty e kam.

Vila: Ëhë…

Menaxheri: Kur ishim atë ditë në kafe, aty afër ishte edhe Naimi. Drejtori i Kukësit. Edhe ai foli me Safetin edhe ai tha sa të duan. A kupto. Me toleru pak. Jo me bo penallti, por kur të jetë topin në anësore, me e nxjerr jashtë. Me toleru pak. A kupto? Safeti është i fiksuar për ta marrë titullin sivjet. E do patjetër.

Vila: Hajt se flasim.

Menaxheri: Ti menoje ihere me qetsi dhe pastaj më thuj… Mos më jep përgjigje tani!

Vila: Ok, ok…

Menaxheri: Sepse vllai ti deri në fund të sezonit do të jesh aty, a kupto… se pastaj do ikësh…

Vila: Eee, po pra. Mirë hajt.

Menaxheri: Ki parasysh, se nuk dua të… thjesht tolerim, a kupto… nxirre topin jashtë e kshu gjojnash, e di vetë ti.

Vila: Hëm… ashtu ëëë…

Menaxheri: Nejse, menoje vetë edhe më thuj. Kur ta ndash mendjen më ço një mesazh. Domethënë kur të jesh vetëm, më ço një mesazh… kaq. Mirë?

Vila: Eeee… hajt se flasim. Hajt, hajt se flasim.

I pyetur nga gazeta menaxheri e ka mohuar bisedën duke thënë se me Vilën ka folur vetëm për çështje private. Klubi i Kukësit e ka mohuar gjithashtu bisedën ndërsa nga Partizani nuk ka ende reagim.  

Të këshilluara

De Biasi kandidat për stolin e Interit

Në Itali kanë filluar spekulimet se kush mund ta marrë drejtimin e Interit pas shkarkimit të Stafano Piolit. Masimo Mauro, gazetar sportiv në rrjetin “Sky” në I...

09:46

VIDEO/ Juventus në finalen e Champions League

Juventus është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për të 9-nën herë në histori. Skuadra italiane në gjysmëfinale eliminoi Monakon, pasi e mposhti me rezulta...

21:20

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI