Flash

Barack Obama: Bëni si them unë, jo si bëj unë (Foto + Video)

Lapsi.al 11 May 2017
Barack Obama: Bëni si them unë, jo si bëj unë (Foto + Video)

Pjesëmarrja e ish –presidentit amerikan Barack Obama në samitin për ndryshimet klimatike në Milano ka ngjallur polemika.

Ai u ul në aeroport me një avion privat dhe udhëtoi drejt qytetit me një autokolonjë prej 14 makinash. Dhe të mendosh që ai do të fliste për ashpërsimin e masave për të ulur nivelin e ndotjes.

Një helikopter u përdor gjithashtu për sigurinë e tij, raporton lapsi.al.

“Duket sikur Obama ka marrë një faqe nga libri i Leonardo DiCaprio ‘bëj si them unë, jo si bëj unë’, shkruante konservativja Indipendent Journal Review.

Vitin e kaluar aktori u kritikua se përdori një avion privat nga Cannes në New York për të marrë pjesë në dhënien e një çmimi për mbrojtjen e mjedisit. Ai përdori një tjëtër avion privat për të shkuar sërish në Cannes, pasi mori çmimin, shkruan Daily Mail.

Të martën Obama mbajti një fjalim para 3 500 personave, të cilët kishin paguar secili nga 850 euro për biletën, shkruan The Times.

Kjo i çoi në rritjen e fondit të Fondacionit Obama me afro 3 milionë euro, fondacion që u krijua për të ndihmuar në projektin e tij për “ripërtëritjen dhe progresin global”.

Obama shpenzoi 20 mijë dollarë për të qëndruar dy ditë në një vilë në Toskanë dhe në një hotel me 5 yje në Milano.

Ai njoftohet se mori dy kate të hotelit Park Hyatt – ku suitat presidenciale kushtojnë thuajse 10 mijë dollarë nata.

Ish presidenti amerikan u shoqërua nga 300 policë dhe helikopterë.

Vizita e tij në Itali shkakton debatin e parë publik për ish –presidentin që nga koha kur ai la Shtëpinë e Bardhë.

Të hënën ai zhvilloi një takim privat me ish –kryeministrin Italian Matteo Renzi, i cili dha dorëheqjen nga posti në dhjetor dhe tani drejton Partinë Demokratike.

“Dy liderat kanë qenë partnerë të afërt dhe u bënë miq të mirë gjatë kohës që ishin në funksionet publike” tha zëdhënësi i tij në një deklaratë.

Më pas ai vizitoi galerinë e artitt “Pinacoteca Ambrosiana” – e mbushur me vepra të Leonardo Da Vinci dhe Caravaggio – përpara se të ndalonte në katedralen e qytetit. / Daily Mail - Përgatiti Lapsi.al

Të këshilluara

Putin uron Emmauel Macron për fitoren

Vladimir Putin ka uruar për fitoren në zgjedhje presidentin e zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron. Kremlini tha se Putin është shprehur i gatshëm për të pun...

16:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI