Flash

Vijon replika/ Shqetësimi im është dhuna dhe jo kush mban anën e kujt

Lapsi.al 10 May 2017
Vijon replika/ Shqetësimi im është dhuna dhe jo kush mban

Replika e Bushatit nuk më pëlqeu. Sepse ishte bërë turravrapthi. Dhe po kështu, turravrapthi, duhet ta ketë lexuar edhe shkrimin tim. Sepse ndryshe nuk shpjegohet që mendja i kish mbetur vetëm te metafora e Bashës-engjëll e që shfaqej i shqetësuar që unë e quaja palë me Bashën. Me këtë shqetësim ai thjesht kruhet atje ku i djeg. Dhe unë nuk e kuptoj pse i djeg, pasi së pari, nuk e thosha që ai ishte palë me Bashën dhe së dyti, nuk do kish ndonjë gjë edhe sikur ta thosha. Sepse të gjithë jemi të anshëm. Nëse dikush më thotë mua se jam i anshëm, në të vërtetë nuk më ka thënë asgjë fyese. Sepse unë jam i anshëm. Madje, më shumë se Bushati. Paanshmërinë duhet ta kërkojmë te një edicion lajmesh (dhe nuk është se mund ta arrijmë, të kuptohemi), por jo te një opinionist. Një opinionist mund të jetë i paanshëm vetëm nëse nuk e hap gojën. Mirëpo kështu veç opinionist nuk është. Në momentin që unë them se çadra në bulevard është një aksion i shëmtuar politik është e qartë se jam duke mbajtur anë. Por të njëjtën gjë bën edhe Bushati në momentin kur thotë se Rama duhet qëruar një orë e më parë, madje me dhunë, nga zyra. Apo Bushati pretendon se këtë e thotë si i paanshëm?

Ne, edhe kur nuk duam të mbajmë anë, jemi duke mbajtur anë prapëseprapë. Për të mos thënë që ka raste kur mënyra më e mirë për të mbajtur anë është të mos mbajturit anë ose thënë ndryshe, është të trajtuarit njësoj të të dyja palëve. Dua të them se, t’i trajtosh njësoj A-në e B-në në një kohë që A-ja është e keqe dhe B-ja është më e keqe, është një favor që i bëhet B-së. Apo jo? Dhe t’i bësh favor B-së do të thotë të jesh në anën e saj. Dhe kjo që sapo thashë ilustron faktin që paanshmëria, edhe sikur të jetë e mundur, nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me objektivitetin. Për mua rrallë ka të bëjë me objektivitetin. Lëre pastaj që në këtë punën tonë objektivitetit nuk i gjendet filli. Ja, fjala vjen, Bushatit i duhet të nxjerrë një listë të pasosur me zullume të Ramës për të justifikuar votën kundër tij; ndërsa mua do të më mjaftonte veç fakti që Basha është zero me xhufkë për t’i vënë kryqin njëherë e mirë. Kush është më objektiv, unë apo Bushati? Bah!

Nuk është ky problemi pra. Shqetësimi im ishte tjetër. Dhe ishte bërë i qartë si në titull, ashtu edhe gjatë shkrimit: Gara politike nuk është luftë. Thënë me fjalë të tjera, unë jam i shqetësuar, jo ngaqë mendoj se Bushati është me Bashën (nuk më prishet gjiza se me kë është; është punë e tij dhe vetëm e tij), por ngaqë ai është duke i hedhur benzinë zjarrit të një konflikti civil në Shqipëri. Unë jam i shqetësuar kur e dëgjoj të thotë se “një pushtet banditesk si ky i Ramës luftohet me dhunë, pasi nuk ka mënyrë tjetër” (marrë nga programi i Ylli Rakipit), se “kryeministri është i papranueshëm si palë në dialog; çdo lloj bisedimi me Ramën në tryezë do të ishte një parodi; nëse Basha e bën këtë gjë, ai duhet të bëjë gati valixhet e të ikë në Holandë”, apo kur iu bën apel berishianëve: “E patë? U tërhoq në Kavajë; kështu do tërhiqet edhe më tutje, sepse është i paburrë; prandaj mos hiqni dorë nga kjo që keni nisur, derisa ta rrëzojmë”, (ky ishte mesazhi i shkrimit të tij pas tërheqjes së kryeministrit në Kavajë).

Dhe Bushati e kishte një përgjigje edhe për këtë shqetësim në replikën e Bushatit. Mirëpo arsyetimi i kishte dalë një si çorbë. Shikoni çfarë thotë: “Meqenëse opozita e Bashës nuk është shkëputur dot nga praktikat më të këqija të berishizmit, se nuk ka ditur të rinovohet, se nuk ka bërë mea colpa për Gërdecin, 21 janarin, Armon, Albpetrolin, vjedhjen e zgjedhjeve në Tiranë…, e meqenëse Rama është në një aleancë të pathyeshme me oligarkët të cilëve iu ka falur koncesione 10-vjeçare dhe leje ndërtimi mbi 20-katëshe, në një kompromis të plotë me narkotrafikantët, atëherë unë jam me idenë që para se të bëjë opozitë false dhe t’i sigurojë kryeministrit sfondin e një farse demokratike, PD-ja do të bënte mirë të mos futej në zgjedhje, se është më mirë një PD e ngujuar në çadër; gjendja aktuale në Shqipëri, ku qeveria ka rrëmbyer pushtete ekstrademokratike dhe ku opozita është moralisht e pabesueshme, e bëjnë të pamundur një garë reale; më mirë të mos kemi zgjedhje fare, se sa të kemi një konkurrim fiktiv…”. E kuptuat ju? Unë jo. Po provoj ta sjell në një formë më të shkurtër: “Meqenëse PD-ja është një parti e ndyrë, e meqenëse PS-ja është po kaq e ndyrë, do ishte më mirë të mos kishim zgjedhje fare; dhe është PD-ja ajo që e ka për detyrë të na e bëjë këtë të mirë”!!!!

Andi, unë mendoj se më e mira fare do ishte që t’i thoshim gjërat ashtu si janë, d.m.th. që: 1. Rama, hiq pak shto pak, është ai që thua ti. 2. Rama, është si është, është i zgjedhur nga një shumicë e madhe shqiptarësh dhe se atë mund ta largojë nga zyra e kryeministrit vetëm një shumicë tjetër shqiptarësh, që nuk është nevoja të jetë po aq e madhe. 3. Opinioni yt, i Bashës, i Berishës, i opozitës, në daç dhe i imi mbi Ramën, mund të jetë më i arsyeshmi e më i drejti në botë, por nuk ka vlerën e fuqinë e shumicës së votave. 4. Basha është pupaci i Berishës (nëse nuk e ke mësuar këtë, kot që rron). 5. Berisha është ai që ti mendon se është (dhe këtu nuk po shtoj tjetër gjë). 6. E gjithë kjo tollovi në politikën shqiptare është e Berishës dhe jo e Bashës. 7. Berishës ia do puna të bëjë këtë që po bën, sepse edhe Rama i duket i pamundshëm në zgjedhje, edhe nuk do që sistemin e drejtësisë, që është i tëri i tiji, t’ia heqin nga duart me anë të reformës që është përgatitur. 8. Edhe sikur të mos ekzistonte kanabizimi i vendit e kriminalizimi i administratës publike, Berisha do të gjente një kauzë tjetër për të justifikuar mos-hyrjen në zgjedhje. Nuk besoj se mund të më hedhësh poshtë ndonjë nga këto tetë pikat që, së bashku, krijojnë një panoramë të mirë e të plotë të momentit politik. E përballë kësaj panorame, ajo që unë them është: Të shkojmë në zgjedhje. Ajo që ti thua është: Tym e flakë të bëhet.

Dhe me këtë besoj se doli e qartë se ku ndahemi ne të dy. Me këtë dua që të merresh. Të tjerat janë dardhë në shënëndre.

Të këshilluara

Për Muç Nanon dhe "ëngjëllin" Basha 

Lexova sot një shkrim të Muç Nanos, për konfliktin Rama - Basha dhe për rolin e ekzagjeruar që më jepte mua dhe disa zërave të tjerë publikë, që sipas tij i hid...

06:11

Pse duhet falenderuar Edi Rama

Sot jam i bindur se shumëkush mund ta quajë Ramën një frikacak. Sot jam i bindur se të tjerë do ta asociojnë vendimin e tij për t'u tërhequr nga Kavaja, me ...

16:26

“Jo”-ja si dënim për Bashën

Lulzim Basha i ka qetësuar të gjithë idhtarët e çadrës që deri këtë të mërkurë në mëngjes jetuan me ankthin se ai mund t’a tradhëtonte atë që i kishte bërë bash...

14:59

Tre lajme nga lista e Ramës

Megjithëse skuadra e re e kapitenit Rama do të hidhet në fushë për të luajtur pa kundërshtarë, pra në 18 qershor do të marrë pjesë në një ndeshje ku formacioni ...

09:44

Socialistë, ta gëzoni Metën president!

Sot do të kisha turp të isha socialist ! Pasi më kishin thënë se ky është njeriu që tradhëtoi 80 mijë zemra të majta. Pasi më kishin thënë se duhet t...

08:02

Basha, “JO”-ja e vetmisë së madhe

Lulzim Basha ka vendosur t’i thotë të gjithëve “JO”. Ai ka refuzuar një poropozim të negociatorëve ndërkombëtarë që në thelb dukej konsensual dhe i ar...

19:41

Çfarë u përmbys në Francë

Stuhia e 1789-ës në Bastille e ka ngritur stekën shumë lart. Si rezultat, fraza “Revolucioni Francez” duhet të përdoret më me kujdes. Por rezultati i raundit...

20:28

Pse më sulmojnë lakejtë e Ramës?

Fill pas botimit të shkrimit tim “Edi Rama narçizizmi malinj dhe shoqëria shqiptare”, si për ta ilustruar çka shkruaja, filluan sulmet denigruese kundër meje në...

14:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI