Flash

Trump pret Lavrov, ministri rus: Marrëdhëniet drejt normalitetit, ndryshe nga Obama

Lapsi.al 10 May 2017
Trump pret Lavrov, ministri rus: Marrëdhëniet drejt normalitetit,

Donald Trump priti në një takim këtë të mërkurë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Në përfundim të takimit, shefi i diplomacisë ruse deklaroi se rusët dhe amerikanët po përpiqen të “heqin të gjitha barrierat” për të pasur marrëdhënie të mira.

Ai shprehu besimin e tij se marrëdhëniet mes Moskës me administratën aktuale të Uashingtonit do të jenë më të mira se me atë të mëparshme.

Zoti Lavrov u takua edhe me sekretarin e Shtetit Rex Tillerson, të gjitha këto një ditë pasi presidenti Trump shkarkoi nga detyra shefin e FBI-së, James Comey.

Comey po drejtonte një hetim mbi dyshimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane. Në konferencën për shtyp, Lavrov hodhi poshte akuzat se Moska ndërhyri në këtë proces, duke i cilësuar ato si “të fabrikuara”.

“Do të thosha se dialogu mes nesh aktualisht është i çliruar nga ideologjia që ishte tipike e administratës Obama”, - tha Lavrov, transmeton tch.

“Si zoti Trump ashtu edhe sekretari i Shtetit janë njerëz negociatash dhe mesa pashë sot ata dëshirojnë të arrijnë marrëveshje”, - shtoi ai.

Ai theksoi se qëllimi i presidentëve Trump dhe Putin është të arrihen rezultate konkrete, të cilat do të mundësojnë zbutjen e problemeve, përfshirë ato në rang ndërkombëtar.

Të këshilluara

Putin uron Emmauel Macron për fitoren

Vladimir Putin ka uruar për fitoren në zgjedhje presidentin e zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron. Kremlini tha se Putin është shprehur i gatshëm për të pun...

16:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI