Flash

Zgjedhjet në Korenë e Jugut, qasje më tolerante ndaj asaj të Veriut?

Lapsi.al 9 May 2017
Zgjedhjet në Korenë e Jugut, qasje më tolerante ndaj asaj të

Votuesit koreano-jugorë kanë zgjedhur kandidatin liberal Monn Jae-in si presidentin e tyre të ardhshëm, raporton BBC.

Sipas rezultateve të sondazheve pas votimit, Moon Jae-in kryeson me 41.4% të votave, ndërsa rivali i tij konservativ Hong Joon-Pyo është në vend të dytë me 23.3%.

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Korenë e Jugut u thirrën pas një skandali të madh korruptiv që rrëzoi edhe lideren e tyre të mëparshme, Park Geun-hye dhe u zhvilluan në kohën e pasigurisë ekonomike dhe tensioneve të larta me Korenë e Veriut.

Kandidati liberal Monn Jae kërkon dialog më të gjerë më Korenë e veriut, ndryshe nga politika aktuale koreano-jugore që i ka ndërprerë pothuajse të gjitha lidhjet. Ai ka kritikuar dy administratat e mëparshme konservative pasi dështuan të ndalonin prodhimin e armëve nga ana e Koresë së Veriut.

Ndërsa tensionet në gadishullin korean tërhoqën vëmendjen e vëzhguesve në zgjedhjet e parakohshme, për koreano-jugorët prioritete kanë qenë korrupsioni dhe ekonomia. Moon ka premtuar kufizim të dominimit të ekonomisë vendase nga elita politike e Koresë së Jugut, mbrojtje të rimëkëmbjes së brishtë të ekonomisë në vend, si dhe ulje të nivelit e papunësisë së të rinjve, e cila aktualisht është në nivel të lartë. 

 (Moon Jae-in) 

Të këshilluara

Putin uron Emmauel Macron për fitoren

Vladimir Putin ka uruar për fitoren në zgjedhje presidentin e zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron. Kremlini tha se Putin është shprehur i gatshëm për të pun...

16:37

(VIDEO) Sulmohet me vezë Marine Le Pen

Marine Le Pen është sulmuar sot me vezë në Brittany, teksa po i drejtohej podiumit për të mbajtur një miting. Kandidatja e Frontit Nacional për Presidente të...

15:51

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI