Flash

VIDEO/ Shpërthen Cikalleshi me dy gola në Turqi

Lapsi.al 9 May 2017
VIDEO/ Shpërthen Cikalleshi me dy gola në Turqi

Sokol Cikalleshi është bërë protagonist në kampionatin turk me fanellën e Akhisar. Shqiptari realizoi një dopietë në ndeshjen ndaj Gaziantepspor, me një paraqitje mbresëlënëse. Ai u përfshi fillimisht në golin e parë tës hënuar nga skuadra e tij në minutën e 43-të, por topi futur prej tij në zonë u kthye në autogol të mbrojtjes kundërshtare. Në minutën e 58-të ai arriti të çonte shifrat në 2-0 për skuadrën e tij, duke dërguar topin në rrjetë me kokë pas një goditje nga këndi. Vetëm tre minuta më vonë, Cikalleshi plotësoi dopietën duke realizuar pas një shpërthimi në krahun e majtë. Cikalleshi la fushën e lojës mes duartrokitjeve të publikut në minutën e 76 të sfidës, e cila u mbyll me suksesin e thellë 6-0 të Akhisar.

Të këshilluara

Starova: Ku gaboi Partizani me Kukësin

Trajneri i Partizanit Sulejman Starova tha se ishte i kënaqur me atë që bëri skuadra në ndeshjen me Kukësin, por ishte i trishtuar me rezultatin.  “Ndeshj...

19:21

FOTO/ Të gjitha të dashurat e Bobo Vierit

Ish-futbollisti dhe “Don Zhuani” italian ka rrëfyer atë që i ka ndodhur në raport me partneret që ka patur. Sa shumë në “rrjetat e tij”… Don Zhuani i futboll...

16:06

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI