Flash

(VIDEO) Kina tregon ‘forcën’ me avionët luftarakë

Lapsi.al 9 May 2017
(VIDEO) Kina tregon ‘forcën’ me avionët luftarakë

Kina ka nxjerrë për stërvitje dhe demonstrim disa avionë luftarakë që ka ndërtuar vetë.

Televizioni shtetëror i vendit ka transmetuar të gjitha manovrat e skuadrës së quajtur “Flying Leopard”.

Stërvitja është zhvilluar në Detin e Kinës Jugore.

Pilotët praktikuan goditjen e minave dhe raketave në det gjatë ushtrimeve.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte ‘për të bindur se ushtria kineze është e gatshme për luftë dhe të fitojë në betejë’.

“Një nga avionët luftarakë që merrte pjesë në stërvitje mori urdhër për të kapur avionin e huaj. Aeroplani menjëherë u përgjigj në mënyrë efektive duke marrë pozicionin komandues dhe duke dëbuar avionin e huaj”- thuhet në raportin e autoritete të Kinës.

Ky demonstrim vjen në një periudhë kur tensioni me Korenë e Veriut është në rritje, teksa vendi komunist ka kërcënuar “armiqtë” e saj me shfarosje bërthamore.

 

Të këshilluara

Putin uron Emmauel Macron për fitoren

Vladimir Putin ka uruar për fitoren në zgjedhje presidentin e zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron. Kremlini tha se Putin është shprehur i gatshëm për të pun...

16:37

(VIDEO) Sulmohet me vezë Marine Le Pen

Marine Le Pen është sulmuar sot me vezë në Brittany, teksa po i drejtohej podiumit për të mbajtur një miting. Kandidatja e Frontit Nacional për Presidente të...

15:51

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI