Flash

Putin uron Emmauel Macron për fitoren

Lapsi.al 8 May 2017
Putin uron Emmauel Macron për fitoren

Vladimir Putin ka uruar për fitoren në zgjedhje presidentin e zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron.

Kremlini tha se Putin është shprehur i gatshëm për të punuar me Macronin në çështje dypalëshe dhe globale.

“Qytetarët e Francës ju kanë besuar udhëheqjen e vendit në një kohë të vështirë për Evropën dhe gjithë komunitetin botëror. Rritja e kërcënimit të terrorizmit dhe ekstremizmit militant shoqërohet nga një përshkallëzim i konflikteve lokale dhe destabilizimi i gjithë rajoneve”, - citoi Kremlini telegramin e Putinit dërguar Macronit, shkruan “rel”.

“Në kushte të tilla, është veçanërisht e rëndësishme të kapërcejmë mosbesimin reciprok dhe t’i bashkojmë përpjekjet për të siguruar qëndrueshmëri dhe siguri ndërkombëtare”, - ka thënë Putin.

Macron, gjatë fushatës së tij, ka thënë se do të bëjë përpjekje të punojë me presidentin rus, Putin, për të zgjidhur çështje rajonale si konfliktet në Siri dhe Ukrainë, por përtej kësaj, “nuk beson se Franca dhe Rusia ndajnë të njëjtat vlera dhe prioritete”.

Marine Le Pen, rivalja e Macronit në zgjedhje, ka takuar Putinin gjatë fushatës dhe ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, të cilat i janë vënë për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

 

Të këshilluara

(VIDEO) Sulmohet me vezë Marine Le Pen

Marine Le Pen është sulmuar sot me vezë në Brittany, teksa po i drejtohej podiumit për të mbajtur një miting. Kandidatja e Frontit Nacional për Presidente të...

15:51

Bie WhatsApp! Probleme në Europë dhe SHBA

Kaos gjithandej. Pse? Bie WhatsApp! E përsërisim WhatsApp ka rënë. Mbrëmjen e së mërkurës njerëz në mbarë botën e kishin të pamundur të dërgonin mesazhe te njer...

21:48

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI