Flash

Fjalimi dhe vizita e parë e Presidentit të ri Macron

Lapsi.al 8 May 2017
Fjalimi dhe vizita e parë e Presidentit të ri Macron

Emmanuel Macron u shpall Presidenti i ri i Francës me 66.06% të votave, sipas të dhënave të fundit të raportuara nga Tg.com.

E ndërsa gëzon fitoren, deklaron se është koha të ecet përpara.

“Unë nuk do fle mbi dafina”, - mësohet të ketë thënë proevropiani gjatë fjalimit të parë si President.

Ai nuk ka nguruar të deklarojë se do habisë mbarë botën me punët që do bëjë, ndërsa thekson se “Mbi të gjitha do jemi guximtarë”.

Pasi bëri disa hapa në këmbë në sheshin përpara muzeut të Luvrit, Macron u ngjit në skenën e improvizur dhe mes emocioneve deklaroi: “Kemi zgjedhur të jemi të guximshëm dhe do vazhdojmë të jemi të tillë, sepse këtë pret e gjithë bota nga ne. Presin që Franca të jetë Francë. Me fitoren e arritur në do habisim gjithë botën”,- ka thënë 39-vjeçari.

Presidenti i 25-të i Francës deklaroi ndër të tjera se detyra të mëdha e presin duke filluar nga zgjedhjet legjislative të qershorit. “Na duhet të ndërtojmë një shumicë që sjell ndryshimin. Kam ende nevojë për mbështetjen tuaj, nuk do heqim dorë, do ecim përpara. Unë do shërbej nënë moton e: Lirisë, barazinsë dhe vëllazërisë. Rroftë Franca”,- thotë ai dhe turma e mbështetësve brohoret duke ngritur lart flamujt e Francës.

Macron fitoi 20,703,631 vota, ku spikat vota masive e parizienëve, ndërsa liderja e Frontit Kombëtar u ndal në 10,637,183, ose 33.94% të votave.

 

VIZITA E TIJ E PARË JASHTË FRANCËS

Mësohet se vizitën e tij të parë si president, Macron do ta zhvillojë në Berlin. Kancelarja Angela Merkel ishte ndër të parat që e uroi mbrëmë fill pasi sondazhet e nxirrnin fitues. Njësoj siç bëri François Hollande, në vitin 2012, ashtu edhe Macron do zgjedhë sërish Berlinin për vizitën e tij të parë.

Të këshilluara

(VIDEO) Sulmohet me vezë Marine Le Pen

Marine Le Pen është sulmuar sot me vezë në Brittany, teksa po i drejtohej podiumit për të mbajtur një miting. Kandidatja e Frontit Nacional për Presidente të...

15:51

Bie WhatsApp! Probleme në Europë dhe SHBA

Kaos gjithandej. Pse? Bie WhatsApp! E përsërisim WhatsApp ka rënë. Mbrëmjen e së mërkurës njerëz në mbarë botën e kishin të pamundur të dërgonin mesazhe te njer...

21:48

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI