Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

VIDEO/ Lojtari i Vllaznisë shkakton penallti në minutën e fundit, Cungu: Do ta përjashtoj!

Lapsi.al 6 May 2017
VIDEO/ Lojtari i Vllaznisë shkakton penallti në minutën e fundit,

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, ka fajësuar mbrojtësin Stefan Cicmil për humbjen e sotme përballë Skënderbeut. Vllaznia kryesonte 2-3 në Korçë, por vendasit shënuan dy herë në minutat e fundit duke e kthyer rezultatin. Vendimtar ishte penalltia e fituar në minutën e 93-të kur Cicmil prku topin me dorë në zonë. Në “Gol pas Goli” trajneri Cungu e ka cilësuar atë një futbollist problematik për ngjarje të tilla.

“Që në janar nuk ka luajtur asnjë minutë për këtë arsye. Por sot isha i detyruar ta fusja në fushën e lojës. Nuk mund të flas më tepër, por me kaq gabime nuk mund të jetë më pjesë e klubit”.

Për humbjen në minutën e fundit Cungu thotë se ka shumë gjynahe.

“Është problem për të menaxhuar lojën, nuk është ndeshja e parë që na ndodh. Na ka ndodhur gjatë të gjithë sezonit. Edhe me Partizanin dy herë kemi qenë në avantazh në Shkodër dhe nuk ditëm ta ruanim. Ka ndodhur disa herë. Nuk dimë ta mbajmë rezultatin, nuk dimë të menaxhojmë veten, e shihni vetë deri në minutën e fundit kishim mundësinë për të për të fituar faulle e goditje dënimi, ne duam të bëjmë gjëra të bukura, t’i kalojmë topin mbi kokë kundërshtarit, të bëjmë cirk me pak fjalë. Këto janë probleme që na çojnë te mosmarrja e pikëve, kjo është pjesë e gjynaheve tona. Por gjynahet nuk janë vetëm me lojtarët në fushë, janë shumë gjynahe të tjera. Ka gjithë sezoni me gjynahe” – e mbyll Cungu.

Të këshilluara

Starova: Ku gaboi Partizani me Kukësin

Trajneri i Partizanit Sulejman Starova tha se ishte i kënaqur me atë që bëri skuadra në ndeshjen me Kukësin, por ishte i trishtuar me rezultatin.  “Ndeshj...

19:21

FOTO/ Të gjitha të dashurat e Bobo Vierit

Ish-futbollisti dhe “Don Zhuani” italian ka rrëfyer atë që i ka ndodhur në raport me partneret që ka patur. Sa shumë në “rrjetat e tij”… Don Zhuani i futboll...

16:06

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI