Flash

Historia ime me Emanuel Macron dhe pse duhet votuar pro tij

Lapsi.al 6 May 2017
Historia ime me Emanuel Macron dhe pse duhet votuar pro tij

Në vitin 2002, Zhak Shirak, lideri francez i të djathtës, u përball me Jean-Marie Le Pen, liderin e Frontit Kombëtar racist, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vendit. E majta franceze u mblodh pas Shirakut konservator për të kundërshtuar trashëgimtarin ksenofobik të bashkëpunimit mes armiqve Vichy. Pesëmbëdhjetë vite më pas, megjithatë, fragmente të mëdha të të majtës franceze po refuzojnë të mbështesin Emmanuel Macron kundër Marine Le Pen, vajzës së Jean-Marie Le Pen.

Progresivët kanë një arsye të mirë për të qenë të zemëruar me establishmentin liberal që ndihet rehat me Macron, një ish-bankier pa eksperiencë në politikën demokratike përpara caktimit të shpejtë si ministër i ekonomisë, industrisë dhe çështjeve dixhitale nga presidenti François Hollande. Ata e shohin atë, pikërisht si ministër që u hoqi punëtorëve francezë me kohë të plotë të drejtat e punës së lodhshme dhe që sot është shpresa e fundit e establishmentit kundër Le Pen.

Për më tepër, nuk është e vështirë të kuptohet ndjesia e të majtës franceze se establishmenti liberal po ndëshkohet nga ngritja e Le Pen. Në 2015, i njëjti establishment që tani mbështet Macron dhe proteston kundër “fakteve alternative”, ekonomisë në vështirësi dhe autoritarizmit të Le Pen, Donald Trump dhe Partisë së Pavarur Britanike (UKIP) dhe të tjerë, lançoi një fushatë të egër mashtrimesh dhe dëmtimesh reputacioni për të penguar qeverinë greke të zgjedhur demokratikisht, ku shërbeva dhe unë.

E majta franceze nuk mundet dhe nuk duhet, të harrojë atë episod për të ardhur keq. Por vendimi i shumë majtistëve që mbeten në një distancë të barabartë mes Macron dhe Le Pen është i pafalshëm. Ka dy arsye për këtë.

Së pari, nevoja për të kundërshtuar racizmin e çon opozitën te politikat neolibrale. Një e majtë me besim te vetja dikur kuptonte se humanizmi na detyronte të ndalonim ksenofobët nga marrja në dorë e niveleve të pushtetit shtetëror, veçanërisht politicë dhe forcave të sigurisë. Ashtu si në vitet 1940, kemi detyrën të sigurojmë se monopoli i shtetit për të përdorur dhunë në mënyrë të ligjshme të mos kontrollohet nga ata që kanë ndjenja të dhunshme për të huajt, anëtarët e minoriteteve seksuale dhe kulturore, “të tjerët”.

Ideja e kontrolleve dhe balancave në shtetin demokratik liberal dhe ideja se sundimi i ligjit do të parandalonin Le Pen nga kthimi i pushtetit të shtetit kundër të pambrojturve, nuk është diçka që e majta mund të rrezikojë ta shohë. 100 ditët e para të Trump, me goditjen kundër të huajve pa dokumente e konfirmojnë këtë.

Por ka një arsye tjetër për të mbështetur Macron: gjatë Pranverës Greke në 2015, social demokratët në pushtet në Francë (nën Hollande) dhe në Gjermani (në qeverinë e koalicionit me Kristian Demokratët e kancelares Angela Merkel) përqafuan të njëjtat standarde brutale si e djathta konservatore.

Më kujtohet se sa më hapi sytë takimi im i parë me ministrin francez të financave, socialistin Michael Sapin. Kur folëm privatisht, ai ishte shumë miqësor. Gjatë konferencës sonë për shtyp, megjithatë, ai foli si fanatiku “i kursimit” Ëolfgang Schäuble, ministri gjerman i financave. Teksa u larguam nga salla e shtypit, Sapin menjëherë u kthye te toni miqësor. I vendosur të mbaja pozicionin tim, iu ktheva dhe e pyeta, gjysmë me shaka: “Kush je ti dhe çfarë i bëre Michaelit tim?” Përgjigjja e tij ishte: “Yanis, duhet të kuptosh se Franca nuk është më si më parë”.

Përulja e Sapin ndaj establishmentit autoritar të Europës u pasqyrua në Berlin nga Sigmar Gabriel, lideri social demokrat gjarman dhe zv.kancelari. Ai gjithashtu më foli privatisht si një mik i mirë ndërsa në publik i mbajti kahun Schauble. Kur përleshja mes qeverisë sonë dhe “Troikës” (Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar) erdhi kokë më kokë, si Sapin dhe Gabriel përshtatën elementët më të këqij dhe më agresivë të propagandës së kreditorëve kundër qeverisë sonë.

Ndoshta ngaqë Macron nuk u doli nga ky kanal i politikës së partisë social-demokrate, ai ishte i vetmi ministër i aksit franko-gjerman që rrezikoi kapitalin e tij politik duke i ardhur në ndihmë Greqisë në vitin 2015. Siç kujtoj në librin tim të ri (dhe në një koment të fundit në Le Monde), Macron kuptoi se ajo që po i bënin eurogrupi i ministrave të financave dhe Troika qeverisë sonë dhe më e rëndësishmja, popullit tonë, ishte e dëmshme për interesat e Francës dhe Bashkimit Europian.

Në një mesazh në telefon, ku ai lajmëroi gatishmërinë për të ndërhyrë dhe për t’u përpjekur t’i japë fund asfiksimit tonë, ai më tha se ishte përpjekur të bindte Hollande dhe Gabriel të gjenin një zgjidhje. Mesazhi i tij përfundoi: “nuk duam që brezi im të jetë përgjegjës për daljen e Greqisë nga Europa”.

Sigurisht, përpjekjet e Macron nuk bënë dobi sepse lidershipi social demokrat i Europës, Hollande dhe Gabriel në veçanti mbështetën plotësisht vendimin e establishmentit për të përjashtuar rezistencën tonë ndaj kredive grabitqare dhe kursimit që thelloi recesionin. Rezultati është se politikanët që atëherë e kanë humbur të gjithë besueshmërinë te një publik i padurueshëm. Qartazi, Macron nuk e ka bërë. Frika ime e madhe është se nëse ai fiton, Le Pen do të arrijë ende të kontrollojë me sukses dinamikat e politikës franceze – veçanërisht nëse Macron nuk arrin të mbështesë dhe promovojë atë Ndërkombëtaren Progresive që Europa ka nevojë.

Mosmarrëveshjet e mia me Macron janë të shumta; por pikat tona të takimit janë gjithashtu të rëndësishme. Ne biem dakord se eurozona është e paqëndrueshme, por nuk biem dakord në atë që duhet bërë përpara se BE-ja ta vërë unionin politik për diskutim. Ne biem dakord se ndjekja e një konkurrence të një mendjeje po e kthen Europën në një vend ku fitimtari i merr të gjitha dhe ku fqinjët e varfër po kthehen në lypsa, por nuk biem dakord mbi mënyrën se si të sjellim investimin e shkallës së gjerë që duhet për të mbështetur përmirësimet e produktivitetit.

Ne biem dakord se ekonomia e pasigurt është një gangrenë për mirëqenien sociale, por nuk biem dakord mbi mënyrën si do të mbrohen punëtorët e pambrojtur pa dëmtuar ata të mbrojtur. Ne biem dakord mbi nevojën për të krijuar një bashkim bankar europian, por nuk biem dakord mbi nevojën për të futur në shishe xhindin financiar. Mbi të gjitha, mua më mungojnë provat për të bindur shokët e mi te DiEM25, Demokracia në Lëvizjen Europiane, për të besuar aftësinë dhe gatishmërinë e Macron për t’u përballur me një establishment që po ndjek politika të dështuara që kanë nxitur mbështetje për Le Pen.

Pavarësisht këtyre përjashtimeve, mbështes Macronin. Ashtu sikurse ai më dërgoi mesazh që nuk donte që brezi i tij të ishte përgjegjës për dëbimin e Greqisë, as unë nuk dua të jem pjesë e një brezi të majtësh përgjegjës për lejimin e një fashiste dhe raciste të fitojë presidencën franceze. Normalisht, nëse Macron fiton dhe bëhet thjesht një tjetër funksionar i establishmentit të thellë të Europës, shokët e mi dhe unë do ta kundërshtojmë po aq me energji sa po kundërshtojmë – ose duhet të kundërshtojmë – Le Pen tani.

/ Project Syndicate

Të këshilluara

Pse duhet falenderuar Edi Rama

Sot jam i bindur se shumëkush mund ta quajë Ramën një frikacak. Sot jam i bindur se të tjerë do ta asociojnë vendimin e tij për t'u tërhequr nga Kavaja, me ...

16:26

“Jo”-ja si dënim për Bashën

Lulzim Basha i ka qetësuar të gjithë idhtarët e çadrës që deri këtë të mërkurë në mëngjes jetuan me ankthin se ai mund t’a tradhëtonte atë që i kishte bërë bash...

14:59

Tre lajme nga lista e Ramës

Megjithëse skuadra e re e kapitenit Rama do të hidhet në fushë për të luajtur pa kundërshtarë, pra në 18 qershor do të marrë pjesë në një ndeshje ku formacioni ...

09:44

Socialistë, ta gëzoni Metën president!

Sot do të kisha turp të isha socialist ! Pasi më kishin thënë se ky është njeriu që tradhëtoi 80 mijë zemra të majta. Pasi më kishin thënë se duhet t...

08:02

Basha, “JO”-ja e vetmisë së madhe

Lulzim Basha ka vendosur t’i thotë të gjithëve “JO”. Ai ka refuzuar një poropozim të negociatorëve ndërkombëtarë që në thelb dukej konsensual dhe i ar...

19:41

Çfarë u përmbys në Francë

Stuhia e 1789-ës në Bastille e ka ngritur stekën shumë lart. Si rezultat, fraza “Revolucioni Francez” duhet të përdoret më me kujdes. Por rezultati i raundit...

20:28

Pse më sulmojnë lakejtë e Ramës?

Fill pas botimit të shkrimit tim “Edi Rama narçizizmi malinj dhe shoqëria shqiptare”, si për ta ilustruar çka shkruaja, filluan sulmet denigruese kundër meje në...

14:49

Po tani, Saliu e ka fajin?

Edi Rama po e mbyll këtë mandat me një refren që përpiqet të justifikojë të gjitha dështimet e tij: “Fajin e ka Saliu”. Ai flet për hashashin dhe thotë se e ...

10:35

Mbajeni mend 19 prillin. Zgjedhjet po bien

Edi Rama dhe Ilir Meta kanë hedhur sot hapin vendimtar drejt shkatërrimit të zgjedhjeve. Ankthi i këtyre siamezëve në mëkat për t’u ndarë nga njëri-tjetri,...

11:51

Po tani, Erdogan?

Turqia nuk është më në udhëkryq. Një epokë e re ka nisur. Pesëdhjetë e një përqind të qytetarëve turq votuan me "po" në referendum, duke shtruar rrugën për një ...

10:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI