Flash

Pse duhet falenderuar Edi Rama

Lapsi.al 5 May 2017
Pse duhet falenderuar Edi Rama

Sot jam i bindur se shumëkush mund ta quajë Ramën një frikacak.

Sot jam i bindur se të tjerë do ta asociojnë vendimin e tij për t'u tërhequr nga Kavaja, me qindra ankthet e tij të përhershme.

Sot jam i bindur se shumëkush do ta kritikojë si liderin që ka ngritur një shtet prej letre, të magjishëm në propogandë, por që nuk përballet dot me ata pak çadramanë që i tremben reformës në drejtësi.

Sot Edi Ramën nuk do e marrin mëri vetëm të vetët.

Më të do të tallen pëdëistët që do të bërtasin "fitore" për një ndeshje që e fituan pa e luajtur akoma.

Atë do ta përbuzin demokratët e Laçit dhe Mamurrasit si një burrë që nuk ka guxim ta ruajë kullën e tij.

Mbi të do bien romuzet e atyre që u ka prishur shtëpitë, që i ka burgosur për faturën e dritave, që i ka përmbysur tezgat me prasë, duke u sjellë si një zbatues harbut i ligjit.

Sot i marr me mend të gjitha këto, e ndjej zemërthyerjen e socialistëve fanatikë, e imagjinoj triumfin ngadhënjyes të çadristëve të ndërkryer, e parandjej zhgënjimin e atyre që jetuan me iluzionin se kishin gjetur një lider i cili nuk bënte kompromis me ligjin dhe zbatimin e tij.

Por, pavarësisht nga këto, sot jam i bindur se Edi Rama duhet falenderuar. 

Po, po edhe ashtu frikacak, i paburrë dhe i zbythur si mund t'u duket disave, sërish duhet falenderuar.

Ajo që ka bërë sot është e njëjtë me të vetmin akt fillestar që i është përmbajtur që prej ditës së parë të qeverisjes së tij: asaj kur hoqi gardhin e Kryeministrisë.

Duke qenë njëri nga ata që ka mbrojtur me forcë idenë se për të ruajtur atë gardh nuk mund të justifikohej vrasja; duke patur bindjen se sado gabim ta ketë një turmë, një Kryeministër nuk mund të qëllojë me plumba për hir të nderit të vet; duke këmbëngulur se aq më pak këtë të drejtë e ka një lider kleptokrat dhe abuziv, mendoj se Edi Rama bëri këtë të premte një nga aktet më të mira të qeverisjes së tij.

Ai nuk lejoi që në Kavajë të bëhej 21 janari i tij.

Ai pranoi ta tallin si frikacak, ta përbuzin si të pabythë, ta përqeshin si ankthioz, duke refuzuar ta respektojnë si vrasës dhe t’i përkulen si i fortë.  

Por, thënë këtë, pra pavarësisht se për tërheqjen e tij aspak të lavdishme ai duhet lavdëruar, duhet paranuar gjithashtu se vendimi për të tërhequr kandidatin e Kavajës, e nxjerr zbuluar Edi Ramën.

Zbrapsja përballë presionit për atë që mund të bënte PD-ja të dielën, na nxjerr në pah Ramën e vërtetë që kemi njohur. Atë për të cilin nuk ka rëndësi as data e zgjedhjeve dhe as zbatimi i ligjit. Ashtu si gjatë gjithë negocimit të kësaj krize, ai ka qenë i gatshëm të falë shumë gjëra. Ai ka qenë i prirur të diskutojë për President konsensual, t’i japë opozitës KQZ-në, të fusë në paketë edhe Avokatin e Popullit, të flijojë gjysmën e qeverisë, të shkatërrojë “policinë që duam”, dhe ta bëjë Kodin Zgjedhor edhe njëherë lesh e li.

Vetëm për një gjë ai nuk ka pranuar kurrë të diskutohet: për karrigen e tij.

Këtë tregon edhe tërheqja e lavdërueshme e Kavajës.

Retorikat me data kushtetuese dhe kushte të panegociueshme janë fjalë boshe. Rama fal gjithçka përpos Kryeministrit. Nga ai post ai ka frikë të largohet. Dhe ky është paradoksi i kësaj fabule: frika e tij, që rezultoi një festë për Kavajën është një tragjedi për 18 qershorin. (lapsi.al)

Të këshilluara

“Jo”-ja si dënim për Bashën

Lulzim Basha i ka qetësuar të gjithë idhtarët e çadrës që deri këtë të mërkurë në mëngjes jetuan me ankthin se ai mund t’a tradhëtonte atë që i kishte bërë bash...

14:59

Tre lajme nga lista e Ramës

Megjithëse skuadra e re e kapitenit Rama do të hidhet në fushë për të luajtur pa kundërshtarë, pra në 18 qershor do të marrë pjesë në një ndeshje ku formacioni ...

09:44

Socialistë, ta gëzoni Metën president!

Sot do të kisha turp të isha socialist ! Pasi më kishin thënë se ky është njeriu që tradhëtoi 80 mijë zemra të majta. Pasi më kishin thënë se duhet t...

08:02

Basha, “JO”-ja e vetmisë së madhe

Lulzim Basha ka vendosur t’i thotë të gjithëve “JO”. Ai ka refuzuar një poropozim të negociatorëve ndërkombëtarë që në thelb dukej konsensual dhe i ar...

19:41

Çfarë u përmbys në Francë

Stuhia e 1789-ës në Bastille e ka ngritur stekën shumë lart. Si rezultat, fraza “Revolucioni Francez” duhet të përdoret më me kujdes. Por rezultati i raundit...

20:28

Pse më sulmojnë lakejtë e Ramës?

Fill pas botimit të shkrimit tim “Edi Rama narçizizmi malinj dhe shoqëria shqiptare”, si për ta ilustruar çka shkruaja, filluan sulmet denigruese kundër meje në...

14:49

Po tani, Saliu e ka fajin?

Edi Rama po e mbyll këtë mandat me një refren që përpiqet të justifikojë të gjitha dështimet e tij: “Fajin e ka Saliu”. Ai flet për hashashin dhe thotë se e ...

10:35

Mbajeni mend 19 prillin. Zgjedhjet po bien

Edi Rama dhe Ilir Meta kanë hedhur sot hapin vendimtar drejt shkatërrimit të zgjedhjeve. Ankthi i këtyre siamezëve në mëkat për t’u ndarë nga njëri-tjetri,...

11:51

Po tani, Erdogan?

Turqia nuk është më në udhëkryq. Një epokë e re ka nisur. Pesëdhjetë e një përqind të qytetarëve turq votuan me "po" në referendum, duke shtruar rrugën për një ...

10:38

Sigmar Gabriel, Rama dhe precedenti Gruevski

Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel i ka dhënë një shuplakë të fortë interesave të çadrës së opozitës duke përdorur në fjalën e tij në Tiranë terma që ...

13:16

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI