Flash

“Ç’Brexit? Duhet të largohemi nga Toka”

Lapsi.al 5 May 2017
“Ç’Brexit? Duhet të largohemi nga Toka”

Britanikët votuan një vit më parë për të dalë nga Bashkimi Europian dhe bisedimet e shkëputjes kanë nisur tashmë.

Por, britaniku më i famshëm në fushën e astrofizikës thotë se Brexit nuk mjafton. Njerëzimit, thotë ai, i duhet një “Earthexit”.

Stephen Hawking është rikthyer me parashikimet e tij të zymta për të ardhmen e njerëzimit dhe këtë e ka bërë në sezonin e ri të dokumentarëve shkencorë të BBC-së, “Tomorrow World”.

Hawking thotë se numërimi mbrapsht për ka nisur dhe brenda një shekulli, njerëzimit duhet të gjejë mënyrën që të largohet nga ky planet.

“Ndryshimet klimatike, rritja e rrezikut për t’u goditur nga një asteroid dhe mbipopullimi janë faktorët që kërcënojnë të ardhmen tonë”, thotë Hawking.

Në seritë e dokumentarit, Hawking dhe ish-studenti i tij, Christophe Galfard do të udhëtojnë nëpër vende të ndryshme në përpjekje për të zbuluar mundësitë që njerëzimit të largohet prej këtu.

Ky nuk është paralajmërimi i parë i shkencëtarit të famshëm britanik. Ai shquhet për parashikimet e zymta dhe e famshme është thënia e tij referuar bombës bërthamore.

“Është e çuditshme që ne sot kemi teknologjinë për të shkatërruar planetin tonë, por jo teknologjinë për t’u larguar nga ky planet”, ka thënë ai./ TCh 

Të këshilluara

(VIDEO) Sulmohet me vezë Marine Le Pen

Marine Le Pen është sulmuar sot me vezë në Brittany, teksa po i drejtohej podiumit për të mbajtur një miting. Kandidatja e Frontit Nacional për Presidente të...

15:51

Bie WhatsApp! Probleme në Europë dhe SHBA

Kaos gjithandej. Pse? Bie WhatsApp! E përsërisim WhatsApp ka rënë. Mbrëmjen e së mërkurës njerëz në mbarë botën e kishin të pamundur të dërgonin mesazhe te njer...

21:48

Tony Blair po rikthehet në politikë

  Njëzet vjet më parë, Britania festoi një fitore zgjedhore, e cila solli me vete shpresën e Laburistëve të Rinj dhe kryeministrin më të ri, në njëqind ...

10:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI