Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

VIDEO/ 20 vjet nga goli i çuditshëm i Roberto Carlos që as ai nuk di ta shpjegojë

Lapsi.al 4 May 2017
VIDEO/ 20 vjet nga goli i çuditshëm i Roberto Carlos që as ai

Kanë kaluar rreth 20 vite që nga momenti kur Roberto Karlos shënoi një nga golat më të famshëm të të gjitha kohëve, me një goditje dënimi spektakolare. Por mbrojtësi brazilian pranon se ende nuk e ka kuptuar plotësisht se si topi përfundoi në rrjetën e Bartez në ndeshjen mes Francës dhe Brazilit që u mbyll me shifrat 1-1.

Karlos goditi nga rreth 40 metra me të majtën, me topin që dukej sikur do të përfundonte jashtë, por pastaj mori një trajektore të çuditshme dhe pasi preku shtyllën, u ndal në rrjetë, me Bartez që mbeti i çuditur nga kjo gjuajtje.

Ish-mbrojtësi është i sinqertë kur kujton ato momente. “Akoma nuk ia kam idenë se si e shënova. Unë praktikoja shumë goditjet e mia të dënimit, qëndroja pas stërvitjeve dhe i gjuaja. Por në këtë rast gjërat shkuan mirë. Unë thjesht e godita dhe topi përfundoi në rrjetë”, tha Roberto Karlos për gjuajtjen e famshme që u quajt asokohe me “tre gishta”.

Ai është i bindur se herët e vonë, do të dalin në skenë lojtarë që do të  përsërisin me rregullsi gjuajtje të tilla. “Besoj se në futbollin modern, do të ketë prapë gola të tillë. Më shumë lojtarë do të dinë t’i japin topit një trajektore të tillë dhe jam i bindur se do ta shohim përsëri. Por tani duhet më shumë stërvitje sesa në kohën time”, tha Karlos.

Të këshilluara

VIDEO/ Ajax shkatërron Lyon (shikoni golat)

Ajax ka bërë një hap të madh drejt finales së Europa League, pas fitores në stadiumin e saj me rezultat të thellë 4:1. Golat për Ajax i shënuan Traore (2), Dolb...

19:39

VIDEO/ Super-gol i Juventus në ndaj Monaco

Po luhet ndeshja e parë e mes Monaco dhe Juventus në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Juventus ka kaluar në epërsi ndaj Monaco me golin e sulmuesit argjenti...

19:37

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI