Flash

Le Pen e kthen në ndeshje boksi debatin presidencial në Francë

Lapsi.al 4 May 2017
Le Pen e kthen në ndeshje boksi debatin presidencial në Francë

Kandidatët për president të Francës u përplasën në debat tradicional televiziv për zgjedhjet presidenciale të mërkurën në mbrëmje, duke fyer dhe kritikuar njëri-tjetrin për çështje si: anëtarësia në Bashkimin Evropian, lufta kundër terrorizmit dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Debati u zhvillua derisa sondazhet e opinionit nxirrnin kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron, në kryesim të fortë, me 20 përqind, përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Le Pen përfitoi për ta shndèrruar debatin në një ndeshje të vërtetë boksi. Ako e akuzoi rivalin e saj Macron se ai mbështetet nga organizatat terroriste islamike dhe se ai është një kukull në duart e Angela Merkel. " Në çdo rast Franca do të ketë njè grua presidente, ose mua ose Angela Merkelin" i tha ajo kundërshtarit.

Capture d’écran du débat télévisé entre Marine Le Pen et Emmanuel Macron en vue du second tour de la présidentielle 2017, le 3 mai 2017.

Le Pen përmendi rolin e Macronit si pjesë e një kaste të korruptuar, ish-bankier dhe i preferuar i presidentit Hollande dhe ministrave të tij. Ajo tha se Macron favorizon “uberizimin” e ekonomisë dhe “globalizimin e egër”.

“Zgjedhja politike që duhet të bëjë populli francez është e qartë. Macron është kandidat i globalizimit të shfrenuar, i ‘uberizimit’ të shoqërisë, pasigurisë, brutalitetit social, luftës së secilit kundër secilit”, tha Le Pen.

Macron kritikoi politikën e saj për të braktisur euron, duke e cilësuar si plan “të rrezikshëm” dhe “fatal”.

“Vizioni im është të ndërtojmë një euro të fuqishme, të ndërtojmë politika të fuqishme evrpiane, me të cilat do të ngrihemi për interesat e Francës”, tha Macron.

Captation TV du débat pour le second tour de la présidentielle 2017 entre Marine Le Pen et Emmanuel Macron. Paris le 3 mai 2017 - 2017©Jean-Claude Coutausse / french-politics pour Le MondeCapture d’écran du débat télévisé entre Marine Le Pen et Emmanuel Macron en vue du second tour de la présidentielle 2017, le 3 mai 2017.

Pjesa më e madhe e mediave që janë rreshtuar kundër Le Pen pretendojnë se ajo e humbi debatin, se ajo harroi të shpalosë programin e saj pasi qe e preokupuar të sulmonte Macronin, se ajo e uli shumë nivelin e përballjeve presidenciale duke përdorur "fake news" dhe sulme personale. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Bie WhatsApp! Probleme në Europë dhe SHBA

Kaos gjithandej. Pse? Bie WhatsApp! E përsërisim WhatsApp ka rënë. Mbrëmjen e së mërkurës njerëz në mbarë botën e kishin të pamundur të dërgonin mesazhe te njer...

21:48

Tony Blair po rikthehet në politikë

  Njëzet vjet më parë, Britania festoi një fitore zgjedhore, e cila solli me vete shpresën e Laburistëve të Rinj dhe kryeministrin më të ri, në njëqind ...

10:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI