Flash

Arbitër slloven për Partizani – Kukësi (emri)

Lapsi.al 4 May 2017
Arbitër slloven për Partizani – Kukësi (emri)

Nuk do të jetë gjerman, por slloven gjyqtari i ndeshjes që mund të vendosë fatin e titullit kampion mes Partizanit dhe Kukësit. Sipas RTSH, takimi i nesërm do të drejtohet nga 36-vjeçari Matej Jug, i cili gjatë muajve të fundit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Shqipërinë.

Gjyqtari që mban stemën e FIFA-s që nga viti 2009 dhe që gjykon rregullisht në eliminatoret e Europianit apo Botërorit, pa harruar këtu edhe Kupat e Europës, për herë të parë ka qenë protagonist në një ndeshje të përfaqësueses shqiptare më 31 gusht të vitit të kaluar.

Ai drejtoi takimin miqësor në “Loro Boriçi” mes Shqipërisë dhe Marokut, që u mbyll në barazim pa gola. Ndërkaq, kontaktin e dytë më Shqipërinë, ai e kishte pak më shumë se një muaj më parë, në sfidën mes Italisë dhe Shqipërisë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018. Jug ishte gjyqtar i katërt në sfidën e luajtur në Palermo.

Të këshilluara

VIDEO/ Ajax shkatërron Lyon (shikoni golat)

Ajax ka bërë një hap të madh drejt finales së Europa League, pas fitores në stadiumin e saj me rezultat të thellë 4:1. Golat për Ajax i shënuan Traore (2), Dolb...

19:39

VIDEO/ Super-gol i Juventus në ndaj Monaco

Po luhet ndeshja e parë e mes Monaco dhe Juventus në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Juventus ka kaluar në epërsi ndaj Monaco me golin e sulmuesit argjenti...

19:37

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI