Flash

Theresa May në pozitë të vështirë: BE kërcënon për të ndikuar në zgjedhje

Lapsi.al 3 May 2017
Theresa May në pozitë të vështirë: BE

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May akuzoi politikanët europianë se po bëjnë kërcënime ndaj Britanisë në përpjekje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme.

“Pozicioni negociues i Britanisë në Europë është keqinterpretuar në shtypin e europian. Qëndrimi negociues i Komisionit Europian është ashpërsuar. Politikanë dhe zyrtarë europianë kanë bërë kërcënime ndaj Britanisë. Të gjitha këto akte janë bërë qëllimisht tani që të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme”,- tha Theresa May pasi u takua me mbretëreshën për të shënuar formalisht shpërbërjen e parlamentit para zgjedhjeve të 8 qershorit, që May propozoi.

Largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian nuk u prit mirë nga vendet anëtare të unionit, por as nga 49% e britanikëve që votuan kundër Brexit vitin e kaluar.

Zyrtarët më të lartë të BE-së deklaruan se do t’i merrte malli për anglezët, pak pasi Britania dërgoi në Bruksel dokumentin zyrtar të tërheqjes.

Pak javë më vonë, po krerët më të lartë të unionit deklaruan se edhe pse do t’i merrte malli për anglezët, mund t’ia dilnin dhe pa ata.

Theresa May nga ana e saj propozoi që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme më 8 qershor. Kjo kërkesë e kryeministres u interpretua si tentativë e saj për të forcuar pozitën në parlament, sikurse transmetoi atëherë Lapsi.al.

Mes qeverisë së May dhe Brukselit së fundmi pati disa përplasje mbi faturat e largimit nga BE. Theresa May dhe kabineti i saj u paralajmëruan se nuk duhet të mendojnë se do të trajtohen me po ato privilegje që kishin kur ishin pjesë e BE-së.

Kjo kulmoi sot, kur Theresa May tha se disa njerëz në Bruksel duan që bisedimet për Brexit të dështojnë. Ky “shpërthim” i saj erdhi pak orë pasi kryenegociatori evropian për Brexit, Michel Barnier dhe ministri britanik për Brexit, David Davis debatuan në distancë për faturën e largimit nga unioni.

Ministri britanik tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do të paguajë asnjë cent më shumë nga çfarë i detyrohet Bashkimit Europian. /LAPSI.AL/ 

Të këshilluara

Tony Blair po rikthehet në politikë

  Njëzet vjet më parë, Britania festoi një fitore zgjedhore, e cila solli me vete shpresën e Laburistëve të Rinj dhe kryeministrin më të ri, në njëqind ...

10:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI