Flash

Yanis Varufakis: “Duhet të mbyllim hundët dhe të zgjedhim një liberal të keq si Makron”

Lapsi.al 2 May 2017
Yanis Varufakis: “Duhet të mbyllim hundët dhe të zgjedhim

Ish ministri grek i financave nxjerr një sekret shtetëror dhe i bën thirrje radikalëve të majtë francezë kundër Le Pen

Në Francë ka shkaktuar një zhurmë jo të zakontë apeli që ka lëshuar sot në mesditë, me një kolonë në gazetën Le Monde, ish ministri i financave të Syriza, Yanis Varufakis. i njohur për qëndrimet e tij pranë ekstremit të majtë europian, Varufakisk i ka bërë thirrje miqve të tij të idealit të mos hezitojnë të votojnë për një liberal si Emanuel Makron. Lapsi. Al e ka lexuar këtë tekst që po e sjell të përmbledhur.

Fillimisht Varufakis ka renditur të gjitha arsyet që do ta bënin të ishte kundër Makronit: propozimet  e tij për rregullimin e tregut, neoliberalizmi i tij i vrazhdë, idetë e përafërta me ministrin gjerman të financave Ëolfgang Schäuble, tij propozimet për të zvogëluar taksën mbi trashigiminë dhe për zvogëluar donacionet për koperativat lokale do ta bënin çdo të majtë ta urrente Makronin shpjegon varufakis në letrën e tij.

Por megjithëatë ai zgjedh një arsye madhore se pse të majtët francezë dihet të votojnë për Emanuel Makron: “Ne progresistët nuk mund ti lejojmë vetes ti përkasim një gjenerati që i mundësojë pushtetin një racisteje si marine le Pen” shkruan ai.

Dhe pas këtij qëndrimi ai ka rrëfyer edhe një histori personale. Kur më shumë se çdo progresist macron u impenjua ta shpëtojë Greqinë nga kthetrat e trojkës europiane. Në momentin që ata vendosën të mbyllnin bankat dhe të zhysnin në mjerim pjesën më të varfër të popullsisë, Markon u vetëofrua si negociator. Ai më tha se do t’I mbushte mendjen presidentit Hollande për një zgjidhje më të butë. Ai tha se do të vinte vetë në Athinë të bisedonte më mua dhe Tsiprasin-tregon Varufakis. Por më pas ai më tha se njerzit pranë Holande ishin të gjithë në influencën e Berlinit. Ata e kishin penguar presidentin francez t’ia hiqte litarin nga qafa Greqisë. Më pas Merkeli i pati kërkuar vetë Holandit që për bindjet që kishte macron duhej përjashtuar nga negociatat me Greqinë. (Lapsi.al)

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI