Flash

E dërguara e FBI shkon në Siri, por dashurohet me reperin e ISIS që hetonte

Lapsi.al 2 May 2017
E dërguara e FBI shkon në Siri, por dashurohet me reperin e ISIS

Një histori si në filma.

Kështu mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur me një punonjëse të Byrosë Amerikane të Hetimit (FBI), e cila ishte përkthyese me çertifikatë top-secret.

Sipas mediave të ndryshme, Daniela Green udhëtoi në Siri në vitin 2014, me detyrën e hetimit të një operativi kyç të ISIS, por ka përfunduar duke u martuar me të.

Ajo gënjeu Byronë duke udhëtuar drejt vendit në konflikt dhe duke u martuar me një të dyshuar.

CNN shkruan se Departamenti i Drejtësisë e ka trajtuar butë rastin e saj, ndërkohë që edhe akuzat u minimizuan.

Kjo, sipas disa të dhënave, në këmbim të bashkëpunimit nga Greene, e cila ka ekspozuar FBI-në me një akt të sikletshëm.

Burri i Greene është Denos Cuspert, një reper gjerman, i cili vlerësohet se ka patur shumë ndikim në rekrutimet online të xhihadistëve.

Në Gjermani njihej si Deso Dogg, kurse në Siri me emrin Abu Talha al-Almani.

Deso Dogg i ka kushtuar edhe një këngë Osama Bin Laden, me një gjest prerjeje fyti që është shfaqur në video propagandistike.

Ngjarja ka marrë një kthesë tjetër, kur Greene, në përmbushje të pritshmërive që mund të kesh për vendimet e një femre të dashruuar, është penduar pas disa javësh, kohë kur edhe kuptoi se çfarë gabimi kishte bërë.

Ose të paktën këtë raportojnë mediat që shkruajnë se ajo u kthye sërish në SHBA, ku vendosi të bashkëpunonte me autoritetet.

U dënua me dy vjet dhe u lirua verën e kaluar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI