Flash

Vuçiç fton Erdoganin në vizitë zyrtare në Beograd

Lapsi.al 1 May 2017
Vuçiç fton Erdoganin në vizitë zyrtare në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ftuar Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për një vizitë zyrtare në Beograd.

Vuçiç tha se marrëdhëniet Serbi-Turqi “janë të një rëndësie shumë të madhe – ne duam të jemi një partner i mirë i atij vendi (Turqisë)”- gjatë një interviste për RTS.

Sipas qeverisë serbe, Vuçiç tha se marrëdhëniet serbo-turke dhe mes popujve respektive vazhdojnë të përmirësohen ndërkohë që vlerësoi edhe kompanitë turke që investojnë në Serbi.

Sipas “B92”, ftesa për vizitën e Presidentit turk në Beograd u bë gjatë takimit që Vuçiç pati me ambasadorin turk në Serbi, Tanju Bilgic. 

 

Bilgiç tha se Ankarasë i duhen marrëdhënie të mira me Serbinë si një “shtet kyç për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”.

“Si Presidenti turk ashtu edhe kryeministri serb janë liderë të fortë që marrin vendime të rëndësishëm”, tha diplomati, i cili ra dakord me Vuçiç se “bashkëpunimi mes dy vendeve ishte në rrugën e duhur”. /LAPSI.AL/ 

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI