Flash

VIDEO/ Trump lë në mes intervistën pasi gazetari e pyet për...

Lapsi.al 1 May 2017
VIDEO/ Trump lë në mes intervistën pasi gazetari e pyet

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e ka ndërprerë intervistën në CBS me fjalën: “Mjaft”. Ai ishte duke folur për paraardhësin e tij, Barack Obama, por gazetari vijonte të këmbëngulte për gjuhën e përdorur prej Trump në fushatë. Trump tha se Obama ishte “president shumë i mirë”, por refuzoi të përgjigjet për akuzat që i kishte bërë Obamës për përgjimet.

“Mendo si të duash. Ju nuk keni nevojë të më pyesni mua. Unë kam mendimin tim, ju tuajin”, tha Trump.

“Por unë dua të di mendimin tuaj pasi jeni president i Amerikës”, - u përgjigj gazetari.

“Mjafton. Faleminderit shumë”, - tha Trump duke u larguar nga intervista.

Në fushatë Donald Trump akuzoi Obaman se i kishte përgjuar telefonat.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI