Flash

Tre lajme nga lista e Ramës

Lapsi.al 1 May 2017
Tre lajme nga lista e Ramës

Megjithëse skuadra e re e kapitenit Rama do të hidhet në fushë për të luajtur pa kundërshtarë, pra në 18 qershor do të marrë pjesë në një ndeshje ku formacioni është i parëndësishëm, publikimi i listave të PS ka ngjallur debat. Prej tyre janë hequr pothuajse gjysma e deputetëve të kuvendit që po mbyllet, prandaj ia vlen të kuptosh arsyet e kësaj "Rilindjeje bis".
 

Lajmi i parë, i mirë, është fakti se këtë radhë listat e PS janë zhveshur nga të fortit, trafikantët, tutorët e prostitutave, vrasësit jashtë teritorit të vendit. Pra automatikisht kjo do të thotë që ndonëse qesharak, i pabesueshëm apo i denjë për Korenë e Veriut, parlamenti i ardhshëm së paku nuk do të jetë më i kriminalizuar.

Ndoshta për arsyen se të fortët nuk i duheshin më, kryeministri e ka pastruar këtë kategori nga radhët e përfaqësuesve të PS-së. Madje ai ka shkuar edhe më tej, ka fshirë nga listat edhe ata njerëz mbi të cilët prokuroria ka hedhur qoftë edhe një hije dyshimi, duke dëshmuar se ndonëse publikisht nuk e ka pranuar kurrë, beteja e dekriminalizimit e ka raskapitur moralisht. 
 

Lajmi i dytë është se ai po paraqet përballë shqiptarëve një PS pa memorie. Fshirja nga listat e pothuajse të gjithë themeluesve të kësaj partie, përpos Gramoz Ruçit, ka shkëputur çdo lidhje, jo vetëm me ish socialistët e Nanos, por mbi të gjitha me atë forcë që përballoi opozitën heroike të viteve të '92-'97 dhe që rindërtoi vendin pas kësaj periudhe traumatike.
Ashtu siç kishte paraljamëruar Blushi me kohë, tani nuk ka më PS, por ka vetëm Rilindje dhe ky formacion i ri ka po aq lidhje me socialistët sa ç'kishte partia e Nanos me atë të Enver Hoxhës.

 

Lajmi i tretë është spastrimi jo vetëm i atyre njerëzve që kanë folur kundër, por edhe i atyre që nuk kanë duartrokitur zellshëm. Nëse dikush ka shprehur ndonjë mendim se si duheshin bërë zgjedhjet në PS, ai nuk është më sot në listë. Nëse dikush ka refuzuar qoftë edhe në heshtje ndonjë urdhër të kryeministrit se si duhen drejtuar financat e vendit, ai është quajtur heretik. Nëse dikush ka qenë korrekt, por familiarët e tij kanë guxuar të flasin publikisht kundër shefit edhe ai konsiderohet i padobishëm.
Pra lista aktuale e Rilindjes ka fshirë përfundimisht edhe filizat e mbetura të pluralitetit dhe mendimit alternativ duke  i dhënë fund praktikës më të mirë që ka shoqëruar për gati dy dekada atë që konsiderohej si partia më demokratike shqiptare.  

Të tre këta elementë, pavarësisht se veç e veç  mund të duken dikush më i mirë dhe dikush me i keq, konvergojnë në të njëjtën pikë. Ata përmblidhen në konceptin e Erdoganit, që po ngjall sot aq shumë polemika, pasi e konsideron demokracinë si "një tramvaj, që i hipën atëherë kur ke nevojë dhe që i zbret pasi ke arritur qëllimin". Kështu ka vepruar edhe Edi Rama. Ai i përdori banditët për të përballuar, fuqinë e dhunshme të Berishës. Ai i thiri në ndihmë memories së PS kur i duhej që të fitonte zgjedhjet. Ai i duroi edhe ata që nuk e shihnin si përëndi sepse i nevojiteshin si pjesë e një fronti që do ta conte drejt qëllimit. 
Por, tani askush nuk është më i domosdoshëm, sepse Edi Rama po shkon drejt marrjes së pushtetit pa garë. Dhe ashtu siç ndodh pas instalimit të rregjimeve moniste, ata nuk i durojnë më as kriminelët e vet, as bashkëudhëtarët e vet, as disidentët e vet. Edhe Edi Rama këtë po bën. Ai po i spastron të gjithë, sepse në 18 qershor, në një parlament pa opozitë, ai po bëhet gati t'i zbresë tramvajit të demokracisë. (Lapsi.al) 

Të këshilluara

Socialistë, ta gëzoni Metën president!

Sot do të kisha turp të isha socialist ! Pasi më kishin thënë se ky është njeriu që tradhëtoi 80 mijë zemra të majta. Pasi më kishin thënë se duhet t...

08:02

Basha, “JO”-ja e vetmisë së madhe

Lulzim Basha ka vendosur t’i thotë të gjithëve “JO”. Ai ka refuzuar një poropozim të negociatorëve ndërkombëtarë që në thelb dukej konsensual dhe i ar...

19:41

Çfarë u përmbys në Francë

Stuhia e 1789-ës në Bastille e ka ngritur stekën shumë lart. Si rezultat, fraza “Revolucioni Francez” duhet të përdoret më me kujdes. Por rezultati i raundit...

20:28

Pse më sulmojnë lakejtë e Ramës?

Fill pas botimit të shkrimit tim “Edi Rama narçizizmi malinj dhe shoqëria shqiptare”, si për ta ilustruar çka shkruaja, filluan sulmet denigruese kundër meje në...

14:49

Po tani, Saliu e ka fajin?

Edi Rama po e mbyll këtë mandat me një refren që përpiqet të justifikojë të gjitha dështimet e tij: “Fajin e ka Saliu”. Ai flet për hashashin dhe thotë se e ...

10:35

Mbajeni mend 19 prillin. Zgjedhjet po bien

Edi Rama dhe Ilir Meta kanë hedhur sot hapin vendimtar drejt shkatërrimit të zgjedhjeve. Ankthi i këtyre siamezëve në mëkat për t’u ndarë nga njëri-tjetri,...

11:51

Po tani, Erdogan?

Turqia nuk është më në udhëkryq. Një epokë e re ka nisur. Pesëdhjetë e një përqind të qytetarëve turq votuan me "po" në referendum, duke shtruar rrugën për një ...

10:38

Sigmar Gabriel, Rama dhe precedenti Gruevski

Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel i ka dhënë një shuplakë të fortë interesave të çadrës së opozitës duke përdorur në fjalën e tij në Tiranë terma që ...

13:16

Dialogu i pamundur me Ramën

Edi Rama ka dalë këtë të premte përpara mediave për t’u shfaqur si një idhtar i flaktë i dialogut. Ai i ka përsëritur edhe njëherë Lulzim Bashës se është i gats...

17:41

Edhe ambasadorët kanë dalë në shitje?

Një deklaratë e fortë e kreut të PBDNJ-ë, Vangjel Dule ka shërbyer për t’i hedhur benzinë zjarrit të paranojës që ka kapluar opozitën, lidhur me shitblerjen e d...

13:03

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI