Flash

Itali/ Matteo Renzi rikthehet në krye të Partisë Demokratike

Lapsi.al 1 May 2017
Itali/ Matteo Renzi rikthehet në krye të Partisë Demokratike

Ish-Kryeministri italian Matteo Renzi ka rifituar drejtimin Partisë Demokratike në zgjedhjet për kryetar që u zhvilluan dje.

Matteo Renzi, 42 vjeç, fitoi më shumë se 70 për qind të votave nga rreth dy milionë anëtarë të partisë që votuan, duke lënë prapa dy kandidatët e tjerë,  Andrea Orlandon, aktualisht Ministër i Drejtësisë në qeverinë dhe Michele Emiliano, Guvernator i rajonit të Puglias.

“Kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme Demokracia është mundësia për të zgjedhur e faleminderit të gjithëve.  Sot nis një histori totalisht e re për PD, nis historia e një partie të re drejt së ardhmes. Do të përpiqemi të bëjmë një koalicion të madh me qytetarët e jo me partitë që nuk prezantojnë as vetveten. Kemi detyrën historike të mos e lëmë Italinë në kënetë”, deklaroi Renzi menjëherë pa shpalljes së rezultatit të votimeve.

Ish-Kryeministri italian Renzi dha doreheqjen në dhjetor të 2016-ës, pas humbjes së referendumit për ndryshimet kushtetuese. Ai ishte emëruar si kryeministër nga presidenti Napoletano pas rënies së qeverisë së Enrico Lettas në shkurt të vitit 2014.

Tani Matteo Renzi do të përgatisë Partinë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të majit 2018.Exit.al

Të këshilluara

A ka ndryshuar Donald Trump?

Në një javë strategjia globale e administratës Trump duket se ka kryer një “kthesë në formë U-je”. Ajo që diket presidenca më e afërt me izolacionizmin e histor...

16:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI