Flash

Merkel: Britania të harrojë marrëveshje privilegjuese pas Brexit

 

Lapsi.al 27 April 2017
Merkel: Britania të harrojë marrëveshje privilegjuese pas Brexit

 

Angela Merkel paralajmëroi Londrën që të mos presë një marrëveshje që do ta privilegjonte Mbretërinë e Bashkuar. 

“Një shtet i tretë nuk mund të shijojë të njëjtat avantazhe ose të pozicionohet më mirë se një shtet anëtar i BE-së”- tha Merkel para Bundestagut gjerman. Deklaratë që vjen në prag të takimit të së shtunës të 27 shteteve anëtare të BE në Bruksel për të diskutuar rreth Brexit.

“Unë kam ndjesinë se disa njerëz në Britani kanë iluzione në këtë drejtim. Po ata po e humbasin kohën kot.”

Kjo fjali u prit me duartrokitje në parlamentin gjerman. Merkel tha se është një sfidë e madhe për BE, shkëputja e marrëveshjeve me Britaninë e Madhe, të lidhura në 44 vjet anëtarësi të Britanisë në BE. Por kjo duhet të ndodhë përpara se të lidhet ndonjë marrëveshje e ardhshme midis Britanisë së Madhe dhe BE.

“Synimi ynë është që të arrijmë marrëveshjen më të mirë për Evropën dhe qytetarët e saj.” Merkeli shtoi se negociatat mund të nisin seriozisht vetëm pas zgjedhjeve parlamentare britanike në 8 qershor, shkruan Deutsche Ëelle.

Në të njëjtën kohë, Kancelarja gjermane tha se Gjermania dhe BE janë të interesuar për një Britani të Madhe të fortë dhe në mirëqënie. Interesa të përbashkëta BE dhe Britania e Madhe kanë në fushën e biznesit si dhe në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Kancelarja gjermane përshëndeti njëkohësisht si shenjë fuqie të Evropës që në negociatat për Brexit po ruhet një linjë e përbashkët dhe asnjë shtet nuk ka nisur “negociata paraprake” me Londrën. /LAPSI.AL/ 

Të këshilluara

A ka ndryshuar Donald Trump?

Në një javë strategjia globale e administratës Trump duket se ka kryer një “kthesë në formë U-je”. Ajo që diket presidenca më e afërt me izolacionizmin e histor...

16:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI