Flash

(FOTO) Parandalohet një sulm terrorist në Londër, në pranga i riu i armatosur me thika

Lapsi.al 27 April 2017
(FOTO) Parandalohet një sulm terrorist në Londër, në pranga

Policia ka arritur të neutralizojë një person të armatosur me një numër të madh thikash pranë Sheshit të Parlamentit në Londër.

Fotot nga vendi ku u kap i riu tregojnë të paktën dy thika kuzhinë në trotuar pranë Downing Street. Këto foto tregojnë të riun të mbështetur nga forcat policore pas murit. Dallohet se ai ka një mjekër të gjatë.  

Dipas Mail Online nuk ka të lënduar, por kalimtarët e pranishëm u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që sheshi rreth Parlamentit u mbush me forca të shumta policie. Ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me të armatosurin, nëse ka lidhje me grupet terroriste apo jo. /LAPSI.AL/ 

 

 

 

 

Të këshilluara

A ka ndryshuar Donald Trump?

Në një javë strategjia globale e administratës Trump duket se ka kryer një “kthesë në formë U-je”. Ajo që diket presidenca më e afërt me izolacionizmin e histor...

16:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI