Flash

FOTO/ Një gazetare emërohet zëdhënëse e DASH

Lapsi.al 24 April 2017
FOTO/ Një gazetare emërohet zëdhënëse e DASH

Ish-drejtuesja e një emisioni në televizionin Fox News, Heather Nauert është zëdhënësja e re e Departamentit amerikan të Shtetit.

Njoftimi u dha përmes një deklarate të Departamentit të Shtetit.

"Përvoja e Heather në media dhe interesi i saj i përhershëm për çështjet ndërkombëtare do të kenë vlerë të paçmueshme ndërsa ajo i transmeton përparësitë e politikës së jashtme të administratës për publikun amerikan dhe atë botëror”.

Heather Nauert ishte së fundmi një nga drejtueset e emisionit të mëngjesit "Fox and Friends" në Fox News, një emision i preferuar i Presidentit Donald Trump.

Më parë ajo ishte korrrespondente për televizionin ABC.

Që nga fillimi i mandatit, posti i zëdhënësit të Departamentit të Shtetit ka qenë i paplotësuar. Mark Toner, një diplomat karriere, që ishte zëvendës zëdhënës i Departamentit gjatë presidencës Obama, ka shërbyer si zëdhënës në detyrë.

Nuk është ende e qartë se kur do të fillojë të drejtojë konferencat për shtyp zëdhënësja e re, Nauert./voa/

Image result for Heather Nauert

Image result for Heather Nauert

Image result for Heather Nauert

Image result for Heather Nauert

Të këshilluara

A ka ndryshuar Donald Trump?

Në një javë strategjia globale e administratës Trump duket se ka kryer një “kthesë në formë U-je”. Ajo që diket presidenca më e afërt me izolacionizmin e histor...

16:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI