Flash

Çfarë u përmbys në Francë

Lapsi.al 24 April 2017
Çfarë u përmbys në Francë

Stuhia e 1789-ës në Bastille e ka ngritur stekën shumë lart. Si rezultat, fraza “Revolucioni Francez” duhet të përdoret më me kujdes.

Por rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale është një trazirë e vërtetë politike. Për herë të parë në gati 60 vite histori të “Republikes së Pestë”, raundi i dytë që do zhvillohet më 7 Maj do të jetë midis dy kandidatëve të jashtëm, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen.

Asnjë nga kandidatët e partive themeluese të së majtës dhe të djathtës nuk do të jenë në balotazh. Cilido nga këta dy kandidatë të dalë fitimtar nga balotazhi, Franca tani është vendosur në një kurs të ri politik, me implikime të mëdha për veten dhe pjesën tjetër të Europës. 

Humbja e partive themeluese është një poshtërim për partitë moderne franceze të së majtës dhe së djathtës. Kandidati socialist Benoit Hamon, që përfaqëson partinë e Presidentit në ikje, Francois Hollande, mori vetëm 6.3% të votave. Kandidati konservator, Francois Fillon doli më mirë, me 20% të votave. Megjithatë, kjo është hera e parë që një kandidat zyrtar i qendrës së djathtë nuk ka arritur të marrë pjesë në raundin e dytë, që kur gjenerali De Gol krijoi Francën moderne në vitin 1958. Duke pasur parasysh skandalet lidhur me përdorimin e fondeve publike, ishte e jashtëzakonshme që Fillon doli kaq mirë. Megjithatë, mes tij dhe Hamon qëndronte një e katërta e votave. Tre votues nga katër, në një pjesëmarrje prej 78%, votuan për ndryshim. 

Benoit Hamon pranoi menjëherë përgjegjësinë personale për dështimin e socialistëve. Është e qartë se votuesit e majtë radikalë preferuan një kokteil të Jean-Luc Melenchon-it të reformës sociale, shpenzime më të larta publike dhe armiqësi ndaj BE-së, ndryshe nga çdo gjë që ofronte Hamon, i cili është në të majtë të partisë. Melenchoni mori tre vota për secilën që mori Hamon. Ekziston një mësim historik për socialistët, që është i ngjashëm me rritjen e Jeremy Corbyn në Britani në vitin 2015.

Partia Socialiste franceze që u bashkua nga Francois Mitterrand në vitet 70-të nuk është më. Ajo do të duhet të kthehet menjëherë në bazat e saj, për të rigjeneruar veten.

Por, përpara këtyre, Franca përballet me një zgjedhje shumë të qartë. Gara i 7 Majit, është një garë midis hapjes dhe fanatizmit, internacionalizmit dhe nacionalizmit, optimizmit dhe urrejtjes, reagimit dhe reformës, shpresës dhe frikës. Fakti që Le Pen ka arritur në raundin e dytë nuk duhet të nënvleftësohet vetëm se ishte parashikuar prej kohësh, ose për shkak të vendosjes së saj pas Macronit në rradhitje si e dyta. Ajo mori pothuajse një të katërtën e votave franceze. 21.3% e saj është goxha më shumë se rezultati i babait të saj, me 16.9% në vitin 2002. Edhe nëse ajo humb në raundin e dytë, Fronti Nacional mund të jetë pranë një përparimi historik në zgjedhjet parlamentare të Qershorit.

Është tunduese të shohësh rezultatin e Le Pen-it si një humbje, së bashku me atë të Geert Wildersit në Holandë, dhe të konkludojmë se vlerat liberale europiane janë mbledhur me sukses për të ndalur një tjetër brengë të së drejtës raciste. Një pikëpamje e tillë është deri diku e vërtetë dhe kjo pikëpamje është shkak për një lehtësim të pamasë. Franca u ngrit dhe u numërua të dielën. Por kërcënimi nga ekstremi i djathtë nuk mbaron këtu. Dhe, as kërcënimi nga partitë e ekstremit të djathtë në Europë nuk mbarojnë këtu. Edhe partia “Alternativa për Gjermaninë” dhe “Partia për pavarësinë e Britanisë” kanë lëvizur më tej në të djathtë javën e kaluar. Por, Fronti Nacional mbetet një parti e fanatizmit, urrejtjes dhe nacionalizmit të llojit më të keq.

Tani Franca duhet të ngrihet sërish për dy javë, dhe të përfundojë “punën” e saj duke zgjedhur Emmanuel Macron. Ka vetëm dy kandidatë në këtë garë, dhe votuesit francezë duhet të bëjnë atë që bënë në vitin 2002, të mblidhen për të mposhtur kandidatin e Frontit Nacional më 7 Maj.

Tashmë, një pjesë e qëndrës së djathtë janë mbledhur rreth Macron-it. Edhe votuesit e majtë duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

Emmanuel Macron është shpresa më e mirë për këtë vend të trazuar, por të madh. Problemet e këtij vendi shkojnë nga pabarazia në papunësi, ndarjet sociale, terrorizmi dhe një elitë në pushtet me një ndjenjë të fortë për të drejtën.

Macron vjen nga ajo klasë, është shumë i paprovuar, nuk besohet nga të majtët, prandaj duhet të fitojë besimin e votuesve sërish. Ai ka qenë më fatlumi nga të gjithë kandidatët, të majtë e të djathtë. Ai ishte zgjedhja e parë e francezve me 24% të votuesve. Por ai është shpërblyer për guximin e madh politik, të sfidës së tij ndaj regjimit antik. Zgjedhja e tij në 7 Maj, është tani e vetmja mënyrë për të hapur mundësitë një reforme progresive, liberale dhe pro-europiane në Francë. Votuesit francezë kanë bërë një shkëputje të guximshme me të kaluarën. Tani, ata duhet të përfundojnë revolucionin. 

/Përgatiti Lapsi.al/

 

Të këshilluara

Pse më sulmojnë lakejtë e Ramës?

Fill pas botimit të shkrimit tim “Edi Rama narçizizmi malinj dhe shoqëria shqiptare”, si për ta ilustruar çka shkruaja, filluan sulmet denigruese kundër meje në...

14:49

Po tani, Saliu e ka fajin?

Edi Rama po e mbyll këtë mandat me një refren që përpiqet të justifikojë të gjitha dështimet e tij: “Fajin e ka Saliu”. Ai flet për hashashin dhe thotë se e ...

10:35

Mbajeni mend 19 prillin. Zgjedhjet po bien

Edi Rama dhe Ilir Meta kanë hedhur sot hapin vendimtar drejt shkatërrimit të zgjedhjeve. Ankthi i këtyre siamezëve në mëkat për t’u ndarë nga njëri-tjetri,...

11:51

Po tani, Erdogan?

Turqia nuk është më në udhëkryq. Një epokë e re ka nisur. Pesëdhjetë e një përqind të qytetarëve turq votuan me "po" në referendum, duke shtruar rrugën për një ...

10:38

Sigmar Gabriel, Rama dhe precedenti Gruevski

Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel i ka dhënë një shuplakë të fortë interesave të çadrës së opozitës duke përdorur në fjalën e tij në Tiranë terma që ...

13:16

Dialogu i pamundur me Ramën

Edi Rama ka dalë këtë të premte përpara mediave për t’u shfaqur si një idhtar i flaktë i dialogut. Ai i ka përsëritur edhe njëherë Lulzim Bashës se është i gats...

17:41

Edhe ambasadorët kanë dalë në shitje?

Një deklaratë e fortë e kreut të PBDNJ-ë, Vangjel Dule ka shërbyer për t’i hedhur benzinë zjarrit të paranojës që ka kapluar opozitën, lidhur me shitblerjen e d...

13:03

Të luftosh për lirinë e Gruevskit

A është Maqedonia nën presionin e rrënimit dhe fundit të saj? Duket se është fjali e rëndë dhe patetike, por esenca e rrënimit, nëse ndodh, bie mbi supet e n...

16:27

Pse Edi Rama nuk ndahet dot nga Meta

Ilir Meta i ka vënë një mur të madh përpara euforisë së Edi Ramës, për të hyrë në zgjedhje i vetëm. Kaq i fortë ka qenë ky mur, sa përplasjet e para me të, nxor...

07:53

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI