Flash

VIDEO/ Shikoni golin e Cikalleshit në Turqi dhe Sadikut në Zvicër

Lapsi.al 23 April 2017
VIDEO/ Shikoni golin e Cikalleshit në Turqi dhe Sadikut në Zvicër

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Çikalleshi u bë protagonist në fitoren 5-1 të Akhisarit në shtëpi ndaj Bursasporit me një asist dhe një gol të shënuar. Çikalleshi u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 73-të, ndërkohë që qëndroi në fushë deri në minutën e 82-të. Goli i sotëm ishte i 3-ti për kavajasin me fanellën e Akhisarit në Super Ligën turke.

Ndërsa në Zvicër, Lugano ka arritur të marrë fitoren e katërt radhazi në Super Ligë duke mposhtur në transfertë me rezultatin 1-2 Jang Bojsin e vendit të dytë. Alioski kaloi në avantazh Luganon që në minutën e 6 pas një asisti të Sadikut, ndërkohë që sulmuesi i kombëtares shqiptare dyfishoi shifrat në të 54-tën. Goli i sotëm ishte i 15-i për Alioskin, ndërsa Sadiku gjeti rrjetën për herë të 7 në kampionat.

Pas kësaj fitoreje, Lugano ngjitet në kuotën e 40 pikëve duke mbajtur vendin e 5-të në renditje, me vetëm 3 pikë diferencë nga Luzerna e vendit të 4-t, pozicion që kualifikohet për në Ligën e Europës.

Të këshilluara

Sot në mbrëmje, El Clasico

Ndërsa titulli në La Liga mbetet i vetmi ngushëllim për Barcelonën pas eliminimit nga Champions League, për Real Madrid titulli kampion ka munguar që nga viti 2...

11:47

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI