Flash

VIDEO/ Messi SHOW, Real KO! Detajet e një “El Clasico” të çmendur

Lapsi.al 23 April 2017
VIDEO/ Messi SHOW, Real KO! Detajet e një “El Clasico” të

“Klasikja” e Spanjës ishte fantastike. Ajo e luajtura këtë të diel në “Santiago Bernabeu” dhuroi gjithçka: gola, spektakël dhe dëshirë për të fituar. Në fund triumfuese doli Barcelona dhe për këtë vendosi Lionel Messi. Dëshpërimi i Cristiano Ronaldos, është pasqyra e çdo tifozi të Real Madrid në këto momente. Protagonistët e pjesës së parë padyshim që ishin Casemiro dhe Lionel Messi. Çdo gjë filloi me ndërhyrjen e brazilianit në argjentinasit në minutën e 11-të dhe me kartonin e parë u nxeh dhe atmosfera.

Në minutën e 28-shënoi Casemiro, por epërsia e Los Blancos zgjati vetëm 5 minuta, pasi Lionel Messi gjeti rrugën e golit të barazimit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1. E dyta filloi me shumë raste, por pa finalizim.

Në minutën e 73-të Ivan Rakitic shënoi një gol të bukur më të majtën nga jashtë zona e rreptësisë. Por, në minutën e 77-të Reali mbeti pa një lojtar pasi Sergio Ramos u përjashtua me karton të kuq, pas një ndërhyrjeje ndaj Messi-t.

Kur të gjithë menduan se Barcelona do dilte fitimtare nga ky takim në lojë u fut James Rodriguez (82’), i cili pas 3 minutash shënoi golin e barazimit 2-2. Për ta bërë këtë sfidë të paharrueshme mendoi Lionel Messi, i cili është gjithmonë aty ku duhet për të bërë gjënë që duhet në momentin e duhur.

Pas kësaj fitore Barcelona ngjitet në vendin e parë me 75 pikë me pikë të barabarta me Realin, por me një ndeshje më shumë.

Të këshilluara

VIDEO/ Përgjaket Leo Messi

Leo Messi është përgjakur në fytyrë pas një goditje të fuqishme që mori nga Marcelo në nofull. Pas mjekimit argjentinasi hyri në fushë me një fasho në gojë. ...

19:30

Sot në mbrëmje, El Clasico

Ndërsa titulli në La Liga mbetet i vetmi ngushëllim për Barcelonën pas eliminimit nga Champions League, për Real Madrid titulli kampion ka munguar që nga viti 2...

11:47

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI