Flash

Sot në mbrëmje, El Clasico

Lapsi.al 23 April 2017
Sot në mbrëmje, El Clasico

Ndërsa titulli në La Liga mbetet i vetmi ngushëllim për Barcelonën pas eliminimit nga Champions League, për Real Madrid titulli kampion ka munguar që nga viti 2012, dy klubet spanjolle do të përballen sot në mbrëmje në orën 20:45.

Ekipi katalanas do të zhvillojë sot El Clasico-n në “Santiago Bernabeu”, në Madrid.

Katalonjasit e shohin këtë ndeshje si një finale që mund të vendosë kampionatin, po madrilenët mendojnë ndryshe. Duke qënë se Real ka 3 pikë më shumë dhe 1 ndeshje të prapambetur, përparësia shihet tek 11 herë fituesit e Champions League.

Takimi i fazës së kaluar u mbyll në barazim, por madrilenët ende kujtojnë disfatën e fundit në kampionat në “Santiago Bernabeu” ku katalanasit triumfuan me rezultatin 4 – 0. Barça nuk do të ketë Neymar. Trajneri Luis Enrique nuk priti vendimin pas ankimimit për të ulur pezullimin, duke mos e grumbulluar brazilianin. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI