Flash

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale në Francë, çfarë e pret BE tani?

Lapsi.al 23 April 2017
Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale në Francë,

Publikohen rezultatet e sondazheve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë. Emmanuel Macron, i qendrës, kryeson sondazhet. Pas tij vjen udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, me një përqindje shumë të vogël prapa.

I treti pas tyre vjen Francois Fillon, po ashtu me një diferencë të vogël në përqindje me Marie Le Pen. 

Sipas The Telegraph, një fitore e Le Pen do t’i hapte rrugë rënies së Bashkimit Europian. Kjo ndikohet edhe nga fitorja e Donald Trump me deklaratat kontraverse në SHBA, apo edhe nga “Brexit”, largimit të Britanisë nga BE.

Vlen për tu përmendur se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë është zhvilluar nën masa ekstreme sigurie, ku janë angazhuar rreth 50 mijë forca policore dhe 7 mijë ushtarë në të gjithë vendin. Këto masa ekstreme vijnë edhe për shkak të sulmit të konsideruar terrorist, të tre ditëve më parë në Champs Elysees, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën disa të tjerë. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI