Flash

Po tani, Saliu e ka fajin?

Lapsi.al 21 April 2017
Po tani, Saliu e ka fajin?

Edi Rama po e mbyll këtë mandat me një refren që përpiqet të justifikojë të gjitha dështimet e tij: “Fajin e ka Saliu”.

Ai flet për hashashin dhe thotë se e ka trashigim nga paraardhësi. Ai pyetet se pse nuk ka bërë asnjë rrugë dhe ia vë fajin qeverisë së vjetër, që la përgjysëm të sajat. Ai kapet gafil me lejet e ndërtimit që jep gjatë moratoriumit dhe thotë se i kishte firmosur bashkia e Lulit. Ai demaskohet se pse nuk e prishi hotelin e Kokëdhimës në Qeparo, dhe përsëri fajëson Berishën. Atë e akuzojnë se po e zhyt vendin në borxh dhe justifikohet se iu desh të mbyllte gropat e qeverisë së vjetër. Ai fshikullohet për koncesione si ato të dializës dhe pretendon se kështu procedohej edhe më parë.

Lista justifikimeve nuk ka fund.

Por, këmbëngulja për ta lënë përgjegjësinë diku tjetër, mbërriti kulmin në lojën qesharake me afatet zgjedhore. Socialistët rrefuzuan të regjistrojnë koalicionin me LSI në dhe aleatët e tjerë duke thënë se po i bëjnë një favor të fundit PD-së. Ata po kthejnë në parodi zgjedhjen e presidentit pa kandidat, duke përdorur të njëjtin justifikim.

Në fakt, si gjithnjë, për këto nuk e ka fajin Saliu.

Mosregjistrimi i koalicionit nuk u bë se duhej pritur opozita. Nëse do të kishin këtë qëllim të lartë dhe të ndritur, Rama dhe Meta mund të regjistronin koalicionin e tyre në datën e përcaktuar me ligji, pra në 19 prill dhe më pas mund të kërkonin një shtyrje për shkak se donin të ishin të “dhemshur” me PD-në. Ata nuk u regjistruan dhe këkuan shtyrjen për një motiv shumë më banal. Për faktin e thjeshtë se Rama heziton të shkojë drejt 18 qershorit pa Ilir Metën dhe për shkak se ky i fundit edhe ka frikë të mos jetë në koalicion, por ka edhe skrupuj që të thyej premtimin se nuk hyn në zgjedhje pa opozitën. Të dy bashkë krerët e aleancës së majtë kanë bërë një llogari, nëse PD hyn në zgjedhje, ata vazhdojnë koalicionin. Nëse Basha qëndron në çadër edhe pas 18 qershorit, atë shkojnë drejt kësaj date si subjekte të veçanta.

Të njëjtat llogari meskine po bëhen edhe me ranundet e djegura të zgjedhjes presidenciale. Koalicion i majtë po e përdhos këtë moment solemn duke mos u paraqitur me asnjë emër. Sepse më shumë sesa presidenti, atyre i intereson  përdorimi i kësaj gare për të provokurar zgjedhje të parakohshme (pas pesë votimeve të dështuara rradhaz) që do të rivendosnin afate te reja për regjistrimin në KQZ.

Pra shkurt dhe qartë, alenaca qeverisëse po i përdor ligjet, Kodin Zgjedhor, zgjedhjen e presidentin për interesat e saj më të ulëta. Shprehjet e “tolerancës” sikur kjo po bëhet për t’i dhënë edhe një shanc të fundit opozitës janë qesharake.

Këtë herë parrulla “fajin e ka Saliu” nuk zë më vend. Berisha vërtet mund të jetë përgjegjës për shumë mëkate dhe krime gjatë qeverisjes së tij, por strukja pas hijes së tij të errët, as nuk e fsheh dhe as nuk e mbulon dot të qenit meskin, banal dhe pa kurfarë dinjiteti të këtyre që na udhëheqin sot. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Mbajeni mend 19 prillin. Zgjedhjet po bien

Edi Rama dhe Ilir Meta kanë hedhur sot hapin vendimtar drejt shkatërrimit të zgjedhjeve. Ankthi i këtyre siamezëve në mëkat për t’u ndarë nga njëri-tjetri,...

11:51

Po tani, Erdogan?

Turqia nuk është më në udhëkryq. Një epokë e re ka nisur. Pesëdhjetë e një përqind të qytetarëve turq votuan me "po" në referendum, duke shtruar rrugën për një ...

10:38

Sigmar Gabriel, Rama dhe precedenti Gruevski

Shefi i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel i ka dhënë një shuplakë të fortë interesave të çadrës së opozitës duke përdorur në fjalën e tij në Tiranë terma që ...

13:16

Dialogu i pamundur me Ramën

Edi Rama ka dalë këtë të premte përpara mediave për t’u shfaqur si një idhtar i flaktë i dialogut. Ai i ka përsëritur edhe njëherë Lulzim Bashës se është i gats...

17:41

Edhe ambasadorët kanë dalë në shitje?

Një deklaratë e fortë e kreut të PBDNJ-ë, Vangjel Dule ka shërbyer për t’i hedhur benzinë zjarrit të paranojës që ka kapluar opozitën, lidhur me shitblerjen e d...

13:03

Të luftosh për lirinë e Gruevskit

A është Maqedonia nën presionin e rrënimit dhe fundit të saj? Duket se është fjali e rëndë dhe patetike, por esenca e rrënimit, nëse ndodh, bie mbi supet e n...

16:27

Pse Edi Rama nuk ndahet dot nga Meta

Ilir Meta i ka vënë një mur të madh përpara euforisë së Edi Ramës, për të hyrë në zgjedhje i vetëm. Kaq i fortë ka qenë ky mur, sa përplasjet e para me të, nxor...

07:53

Pse Rama duhet të ndahet nga Meta

Kur filloi ky mandat qeverisës, të shumtë ishin idhtarët e Rilindjes që i kërkonin me ngulm Edi Ramës të gjente një mënyrë dhe të ndahej nga Ilir Meta. Për ata ...

10:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI